Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadarenë.
Osmani pritet ta dekorojë Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”.
Takimi do të nisë në ora 14:00, në Kabinetin e Presidentes.
Kadare, mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit, në Prishtinë si dhe më pas takoj edhe kryeministrin Albin Kurtin.
Kurti i tha Kadaresë se veprat “Princesha Argjiro”, “Kështjella”, “Ura me tri harqe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur, kanë qenë motiv i tij për leximin e të gjitha veprave të shkrimtarit me renome ndërkombëtare.
Kurse, Kadare ka thënë se puna dhe krijimtaria për kombet është ndër detyrimet morale e universale, teksa sipas tij, Shqipëria është ndër vendet e para në Evropë që ka botuar letërsi./Katror.info