katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    24 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    1 day ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    23 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    24 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    24 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Janis Joplin, zë i papërsëritshëm në blues dhe rock muzikë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Janis Joplin, zë i papërsëritshëm në blues dhe rock muzikë

Last updated: 12/05/2024 1:16 PM
236 Shikime
Shpërndaje
Janis Joplin më 1968 | Foto: Elliot Landy/ Corbis

Në karrierën e saj të shkurtër, Janis Joplin mahniti dëgjuesit me talentin e saj të jashtëzakonshëm të të kënduarit, me një stil mezzo-soprano. Ajo kishte aftësinë për të nxjerrë vokalin drejtpërdrejt nga shpirti i saj, duke kanalizuar një pasion intensiv që ndihej plotësisht i papërpunuar dhe i shfrenuar.

Që nga vdekja e saj në vitin 1970, Joplin është bërë një nga këngëtaret më me ndikim të të gjitha kohërave. Pothuajse çdo rock vokalist e përmend atë si një frymëzim jetik. Dinamike dhe e paharrueshme, Joplin mbahet mend përmes performancave të saj të fuqishme, të cilat përfshinin edhe përpunimet e standardeve të njohura, si “Summertime” (Vera) dhe “Ball and Chain” (Topi dhe zinxhiri) e Big Mama Thorton.

Janis Joplin Summertime (live 1969)

Fati dhe karriera e Janis Joplin në një farë mënyre simbolizojnë egërsinë dhe bollëkun e ndryshimeve të viteve të ‘60-ta. Ajo karrierë përmban absolutisht gjithçka. Nga Amerika konservatore e simbolizuar nga jeta familjare deri te rebelimi dhe liria dhe natyrisht muzika. Muzika e gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, ishte vazhdimisht rreth këngëtares si një parfum. Janis Joplin jetoi përmes muzikës. Ajo e përvetësoi atë që në fëmijëri dhe iu nënshtrua për një pjesë të madhe të jetës së saj të shkurtër, e cila ishte plot shqetësime dhe dhimbje.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Një divë me një zë sikur nga “letra e gërvishtur” shpërtheu në skenën muzikore amerikane në mesin e viteve të ‘60-ta dhe fshiu të gjithë konkurrentët e saj me një goditje. Dhe jo vetëm këngëtarët e bardhë, por edhe ata afrikano-amerikanë që pothuajse kishin patentë për muzikën soul, gospel dhe blues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Soul dhe blues apo këngët me shpirt dhe mesazh, fituan një interpretuese unike në Janis Joplin. Si Ray Charles ashtu edhe Aretha Franklin ishin gjeni, por në botën e soulit, ritmit dhe bluzit të zi, askush nuk habitej që ata këndonin ashtu, çudia ishte që edhe Janis këndonte ashtu. Ajo ishte interpretuese e parë e bardhë që theu kufijtë e zërave “të zinj”. Kjo u shfaq qartë në këngën ndoshta më të famshme nga repertori i saj, “Piece Of My Heart” (Një pjesë e zemrës sime) që fillimisht u këndua nga Erma Franklin, motra e madhe e Aretha Franklin. Por kush do ta kujtonte këngën nga Erma Frankiln sot? Sa herë që radiostacionet, televizionet dhe analistët duan të ngjallin shpirtin e viteve të ‘60-ta, ata kapen për jetën dhe këngët e “Joplinkës”, vajzës së shëmtuar topolake, por të zbehtë nga klasa e mesme e ulët nga Port Arthur në Texas.

Janis Joplin – Pice of my heart

E lindur më 19 janar 1943, në qytetin e rafinerisë së naftës në Port Arthur, Janis Lyn Joplin ishte në gjendje të lexonte përpara se të shkonte në shkollë.

Si një vajzë 14 vjeçare ajo ishte e izoluar dhe ngacmuar në shkollën e mesme. Si adoleshente, ajo u bë mbipeshë dhe vuajti nga aknet, duke e lënë atë me shenja të thella dhe të vrazhda në  fytyrë. Fëmijë të tjerë në shkollën e mesme e tallnin në mënyrë të vazhdueshme dhe e thërrisnin me emrat si “derruckë”, “e çuditshme”, “adhuruese të zinjve”.

Ajo ishte e interesuar për artin dhe letërsinë dhe shkruante poezi dhe pikturonte. Me këndim ka filluar në moshën 17 vjeçare. Pas një fëmijërie të palumtur Joplin ndoqi Kolegjin Shtetëror të Teknologjisë Lamar dhe Universitetin e Teksasit në Austin ku studioi art.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Atje, pamja e saj provokuese e bëri atë të emërohej “Personi më i shëmtuar në universitet” në një revistë satirike për djem përpara se ta linte shkollën në vitin 1963 për të kënduar këngë folk dhe contry në klubet e Teksasit. Biografët e saj thonë se ajo me vokalet e saj ishte në gjendje të bëjë karrierë të suksesshme në zhanre të ndryshme. Por ajo e ndikuar nga blues ikonat si Besi Smith, Lead Belly, Big Mama Thornton, nga vitet e ‘30 -ta, të cilët kishin po ashtu jetë të vështirë dhe të palumtur, konsideronte se vetëm përmes blues mund të shprehte dhimbjen, dëshpërimin dhe zhgënjimin që e kishte në vete.

Në pyetjen se si u mësua të këndojë blues aq thellë dhe aq rëndë ajo thoshte: “Sapo hapa gojën gjithçka doli nga unë. Ju nuk mund të krijoni diçka që nuk e ndjeni ose nuk e keni në vete. Unë nuk sajova asgjë. Sapo hapa gojën kënga doli”. Ishte një aftësi supreme, me një zë që nuk ngjante me asnjë tjetër në histori.

Janis Joplin | Foto: Picture-alliance/United Archives/Roba Archiv

Në mesin e viteve të ’60-ta, San Francisko ishte një Mekë për muzikantët e kundërkulturës. Shumë u bënë mega yje, duke përfshirë Jimi Hendrix, The Grateful Dead, Doors, Santana, por Joplin dhe bashkëmoshatarët e saj patën shumë dyshime se mund të luanin ndonjë rol afirmaitv në këto ngjarje e aq më pak të ishin “frontmene” në grupe me “djem”.

Janis ishte gruaja e parë që ishte “frontmene me një grup dhe bashkëmoshatarët e saj në atë kohë ishin të mahnitur nga pozicioni i saj në krye. Që nga momenti kur ajo u ngjit në skenë kishte praninë absolute në skenë, nuk kishte nevojë as të këndonte, mjaftonte prania e saj. Shumë pak artistë e kanë këtë dhunti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas një qëndrimi të gjatë në San Francisko (gjatë së cilës ajo abuzoi me alkoolin dhe amfetaminat), ajo u kthye në Teksas, për t’u kthyer prapë në San Francisko në vitin 1966 kur bëhet vokaliste e grupit “Big Brother and the Holding Company” me rekomandimin e impresarios hipi Chet Helms. Po atë vit, Janis Joplin po përpiqej gjithashtu të depërtonte në kulturën paternaliste të San Franciskos. Tracy Nelson këngëtare dhe kompozitore e shoqëronte në turne. “Më është dashur të ndiqja Janis Joplin dhe po qëndroja afër saj duke e dëgjuar atë dhe thjesht mendoja, “Njeri, kjo është një forcë e natyrës”, kujton më vonë Nelson.

I nxitur nga vokali i zhurmshëm dhe blues i Joplin-it, grupi publikoi një album në studion diskografike të pavaur Mainstream Records. Puna në album zhvillohet vetëm tre ditë nga 12 deri 14 dhjetor 1966 ndërsa realizimi komplet dhe dalja në shitje nuk bëhet deri më 23 gusht 1967. Arsyeja ishte pasiguria e kompanisë diskografike në suksesin e albumit. Por, në ndërkohë nga 16 deri më 18 korrik 1967 ndodhë Festivali Monterey, Festivali i cili mbahet mend për paraqitjet e para të mëdha amerikane nga Jimi Hendrix Experience, The Who dhe Ravi Shankar, performanca e parë publike në shkallë të gjerë e Janis Joplin dhe prezantimi i Otis Redding në një audiencë masive amerikane.

Në një shfaqje emocionuese, para audiencës me reth 200.000 vizitorë, Janis Joplin e përcjellur nga grupi Big Brother and the Holding Company, dha  një performancë legjendare në interpretimin e klasikut ritëm blues nga Big Mama Thornton “Ball and Chain”. Interpretimi i egër dhe elementar i Joplin u përshkrua nga Michael Lydon themeluesi i magazinës Rolling Stone, kritiku dhe analisti i famshëm i muzikës si:

“Joplin na prezentoi stilin më madhështor në bluz, i ashpër, i papërpunuar dhe guximtar, dhe me një dhimbje që pak këngëtarë zezakë e arrijnë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Janis Joplin – Ball & CHain

Mes 1200 gazetarëve që mbulonin festivalin ishte edhe kritiku muzikor Robert Christgau, i cili atëherë shkruante për revistën Esquire.

“Më është ngulit në mendje paraqitja e saj duke kënduar nën rrezet e diellit të asaj pasdite të vonshme, dhe të gjithë jo vetëm të emocionuar, por edhe të mahnitur nga sa intensive ishte performanca e saj. Ashtu si shumë muzikantë të bardhë në atë kohë, Joplin këndonte si një muzikant bluz i zi, shumica nuk ishin bindës. Janis, shpërtheu publikun mu në zemër me zërin e saj të ashpër.”.

Për herë të parë pas dy dite të festivalit publiku u ngrit në këmbë gjatë performancës së Joplin. Ky set i së shtunës nuk u regjistrua nga regjisori Pennebaker, kështu që asaj iu kërkua të luante sërish të dielën mbrëma. Kritiku muzikor i “San Francisco Examiner”, Phil Elwood, shkroi se Joplin doli të ishte “mbretëresha e vërtetë e festivalit”. Columbia Records nënshkroi Big Brother and the Holding Company në bazë të performancës së tyre në Monterey. Albumi i dytë për kompaninë Columbia, “Cheap Thrills” (1968), shkoi në numrin një, ndërsa kënga nga ky album “Piece of My Heart” arriti në numrin 12, dhe dikur provincielja e shëmtuar trashalluke Joplin vazhdoi transformimin e saj në një rock ikonë me seks apeal agresiv me vullnet të fortë në qëndrimet e saj, interpretimet, dhe performansat që rallë kush do t’i përsëriste në muzikën moderne.

Duke u larguar nga grupi “Big Brother and Holdin Company”, ajo formoi “Kozmic Blues Band”, duke arritur numrin pesë në vitin 1969 me albumin “I Got Dem Ol’ Kozmic Blues Again Mama” (Kam përsëri tërë Bluesin Kosmik Mama). Joplin dhe grupi performuan në Woodstockun legjendar ku ajo prapë shkëlqeu dhe pothuaj se e rrëmbeu tërë festivalin për vete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pearl” (Perla) është albumi i dytë dhe i fundit solo (dhe albumi i katërt në përgjithësi) nga Janis Joplin, i realizuar më 11 janar 1971, tre muaj pas vdekjes së saj më 4 tetor 1970 nga mbidoza e heroinës. Ishte albumi i fundit me pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë, dhe i vetmi me Full Tilt Boogie Band, grupi i saj i fundit në turne. Albumi arriti në vendin e parë në Billboard 200, duke e mbajtur atë vend për nëntë javë.

Është çertifikuar katër herë album i platinit. Të nëntë këngët në të cilat ajo këndon janë miratuar dhe aranzhuar personalisht nga Joplin. Pearl përmban hitin numër 1 “Me and Bobby McGee” (Unë dhe Bobby McGee) në të cilin ajo luajti kitarë akustike, shkruar nga Kris Kristofferson dhe Fred Foster, “Trust Me” ( Më beso), nga Bobby Womack, shkruar për Joplin; “Get It while You Can” (Merre deri sa mundesh) nga Howard Tate, duke shfaqur gamën e saj vokale; dhe këngët origjinale “Move Over” (Lëviz). Seancat e inçizimit, duke filluar në fillim të shtatorit, përfunduan me vdekjen e parakohshme të Joplin-it më 4 tetor 1970. Sesioni i saj i fundit, i cili u zhvillua të enjten, më 1 tetor pas një pushimi disaditor, ishte për këngën “Mercedes Benz” këngë e shkurtër vetëm në lokale, këngë ironike për obsesionin ndaj kënaqësisë dhe pasurisë. Ishte kënga e fundit që ajo incizoi para vdekjes së saj.

Janis Joplin Mercedes Benz with lyrics

Joplin këndoi në të gjitha këngët përveç “Buried Alive in the Blues”, në të cilën ajo nuk kishte incizuar ende vokalet. Autorit të këngës, Nick Gravenites, iu ofrua mundësia për ta kënduar atë si një homazh për Joplin, por ai e refuzoi, kështu që kënga përfundoi si instrumentale. Kopertina e albumit, fotografuar nga Barry Feinstein tregon Joplin të shtrirë në sediljen e saj të epokës viktoriane me një pije në dorë.

Sikur të ndjente se nuk do t’i jepej shumë kohë, Janis Joplin ngjeshte emocionet në këngët e saj me këmbëngulje vetëvrasëse. Ajo vendosi gjithë zemrën e saj në çdo notë që i dilte nga fyti, me përpjekje maksimale, derisa ndoshta ndonjëherë e kalonte paksa kufirin për të shijuar lirinë e plotë të shpirtit të saj, ashtu si thonë vargjet nga kënga “Me and Bobby McGee” “Freedom is just another word for nothin’ left to lose” (Liria është vetëm një fjalë tjetër kur nuk ka mbetur asgjë për të humbur).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, askush nuk mundi t’i shuante trishtimin dhe dhimbjen e zemrës që ajo nxori nga këngët e saj. Më 25 qershor 1970, e veshur me një kostum vjollcë, byzylykë të panumërt dhe një boa me pupla rozë në flokët e saj, Janis Joplin zhvilloi një bisedë me prezantuesin e shfaqjes televizive amerikane Dick Cavett Show.

Dick Cavett Show | Foto: YouTube screenshot

Ai e pyeti nëse ajo kthehej shpesh në qytetin e saj të lindjes, Port Arthur, Teksas, Joplin u përgjigj “jo”, por e emocionuar shtoi se ajo po planifikonte të kthehej për ribashkimin e saj të 10-të vjetorit të shkollës së mesme. E pyetur për ish-shokët e saj të shkollës, ajo tha: “Më kanë përqeshur jashtë klasës, jashtë qytetit dhe jashtë shtetit. Tani do të qesh unë.” Ishte një moment triumfi dhe dhimbjeje në jetën e megayllit. Joplin do të vdiste më pak se katër muaj pas asaj interviste të Cavett.

Ribashkimi i klasës në shkollën e mesme Thomas Jefferson në Port Arthur u filmua. Ajo u shfaq në stilin e saj tipik ekscentrik hipi – padyshim një trup i huaj shumëngjyrësh mes pjesës tjetër të ish-shokëve të saj të veshur elegant. E intervistuar atë ditë, ajo u pyet se kush e ftoi në mbrëmjen e maturës, “Askush”, u përgjigj ajo. Dukej se rrethi i saj ende nuk e pranonte të denjë në mesin e tyre dhe ky fakt e lëndonte pafundësisht.

Janis Joplin konsiderohet si këngëtarja më e madhe femër e brezit të saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rëndësia e Joplin-it në historinë e rock-ut i detyrohet jo vetëm forcës së saj si këngëtare, por edhe intensitetit të saj si interpretuese, e cila kaloi përballë konventave që diktonin se si duhet të vepronte një “vajzë këngëtare”. Zëri i saj i njomur por edhe i “grithur” me blues u përputh me lëvizjet e saj fizike të pafrenuara. Dy elementët e shkrirë në një shfaqje magjepsëse shpirtërore, që pakkush e kishte menduar se një këngëtare e bardhë mund të arrinte.

Janis Joplin i hapi rrugë vajzave tjera të bëhen artiste të barabarta në botën e muzikës. Pothuaj se çdo vajzë pas saj në çdo zhanër muzikore ka nga një “copë” të Joplinkës, duke filluar në Rok me Pati Smith, në Pop me Madonën, e deri te, me gjasë personaliteti më i përafërt të karakterit të saj Amy Whinehouse. Legjenda e Jazzit Nina Simone në këngën e saj Stars” (Yjet) këndonte: “Po mundohem të tregojë historinë time, Janis Ian e tha të vetën shumë mirë, Janis Joplin e tha edhe më mirë, Billie Holiday madje edhe më mirë”.

Ajo aludonte se të gjitha këto ikona burimin e krijimtarisë e kanë pasur nga përvojat me trishtime dhe vuajtje. Biografi i Janis Joplin, Ellis Ambum deklaroi njëzet vjet pas vdekjes së saj më 1990: “Janis tani është padyshim më mirë se ne, Zoti duhet të ketë pasur nevojë për një zë të mirë dhe të fortë”.

Kjo deklaratë mjaft patetike ndoshta është çelësi më i përafërt se si të perceptohej personaliteti i shqyer dhe i pakapshëm i Janis Joplin./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:BluesikoneJanis JoplinlegjendepeoplerockSoultopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve
Artikulli i ardhshëm Një rrjet i ri social gati të hyjë në treg, synon të rinjtë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

79 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?