Adnan Januzaj po shqyrton mundësinë e një rikthimi emocionues te Anderlechti, skuadra ku ai filloi karrierën si futbollist.
Raportimet nga Belgjika tregojnë se 30-vjeçari është i interesuar të bashkohet me ekipin që aktualisht drejtohet nga Besnik Hasi.
Aktualisht pjesë e Sevillas, Januzaj nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe ka gjasa që kontrata e tij, e vlefshme deri në verën e vitit 2026, të ndërpritet para kohe.
Ai është një nga lojtarët me pagën më të lartë në skuadër dhe sezonin e fundit ishte huazuar te Las Palmasi.
Interes për shërbimet e tij kanë shfaqur disa klube nga Meksika dhe Arabia Saudite.
Ndërkohë, një rikthim te Anderlechti mund të përfaqësojë një kapitull të ri për ish-anësorin e Belgjikës, me të cilën ka zhvilluar 15 paraqitje dhe ka shënuar një gol./Katror.info