katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    BE-ja do të pezullojë për 6 muaj kundërmasat doganore ndaj SHBA-së
    2 hours ago
    Java vendimtare – deputetët “sy e vesh” nga Kushtetuesja
    2 hours ago
    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
    2 hours ago
    Gjendja në pikat kufitare të Kosovës
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    MASHTI: Anëtarësimi i Kosovës në EAfA i hap rrugë mundësive të reja
    2 hours ago
    Kosova bëhet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale
    15 hours ago
    “Short Film Forum” nis edicionin në kuadër të DokuFest-it
    19 hours ago
    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Baker rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sezoni i tretë i rikthimit të ‘Sex and the City’, do të jetë i fundit
    2 hours ago
    Rita Ora me këngë për projektin filmik “Love Is Blind UK”
    18 hours ago
    John Krasinski rikthehet me pjesën e tretë të “A Quiet Place”
    1 day ago
    Dua Lipa tregon se si e festoi marrjen e shtetësisë së Kosovës
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    2 hours ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    1 week ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    1 week ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kjo është mrekullia që i ndodh shëndetit nëse shtoni vetëm pak kanellë në vaktin e mëngjesit
    23 hours ago
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    6 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    1 week ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    5 days ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    1 week ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 weeks ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Java vendimtare – deputetët “sy e vesh” nga Kushtetuesja
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Java vendimtare – deputetët “sy e vesh” nga Kushtetuesja

Last updated: 05/08/2025 8:09 AM
8 Shikime
Shpërndaje

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë derisa Gjykata Kushtetuese do ta japë verdiktin e radhës përkitazi me kontestet në procesin e konstituimit të Kuvendit, në këtë institucion nuk dhanë informacione se në çfarë faze shqyrtimi ndodhen kërkesat e dorëzuara nga PDK-ja, LDK-ja e presidentja. E, zgjedhjet e jashtëzakonshme shihen si pasojë e mundshme që pritet ta caktojë Kushtetuesja.

Të premten, më 8 gusht, merr fund masa e përkohshme e vënë nga Gjykata Kushtetuese, me të cilën u është ndaluar deputetëve çfarëdo vendimi apo veprimi për konstituimin e Kuvendit.

Në këtë gjykatë nuk iu përgjigjen pyetjeve të KOHËS në lidhje me shqyrtimin e tri lëndëve të dërguara nga PDK-ja, LDK-ja e presidentja Vjosa Osmani.

Mundesh me e lexu edhe…

Shkëlqen Daku, ia siguron fitoren Rubin Kazanit

E, analisti Arbnor Sadiku pret që skenari i marrjes së mandateve të deputetëve të jetë më i përafërti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai thotë se gjykata nuk duhet ta përsërisë gabimin e bërë me aktgjykimin e parë të sajin, të nxjerrë në fund të qershorit, kur nuk i listoi pasojat që prodhohen në rastin kur brenda afatit 30-ditor nuk konstituohet Kuvendi.

“Një përgjegjësi është më e madhe kësaj radhe e Gjykatës Kushtetuese, për shkak se herën e kaluar me vendimet e saj ka lënë shumë paqartësi dhe natyrisht jo vetëm që nuk e zgjodhën problemin, por krijuan edhe probleme shtesë. Kam përshtypjen që kësaj radhe Gjykata Kushtetuese është munduar që të jetë pak më e shpejtë dhe më e saktë”, ka thënë Sadiku.

Deputetët dështuan për 54 herë me radhë që ta përmbyllin seancën konstituive të Kuvendit. Punë nuk kreu as obligimi i vënë nga Kushtetuesja që konstituimi i legjislaturës së nëntë të kryhet brenda 30 ditësh e as organizimi i dy vazhdimeve të seancës në ditën e fundit të afatit.

Në rast të shpërndarjes së legjislaturës së nëntë, Sadiku konsideron se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund të mbahen edhe para atyre lokale, të caktuara për në tetor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nëse Gjykata ua merr mandatin gjithë deputetëve dhe në të njëjtën kohë ia jep mundësinë presidentes që ta çojë vendin në zgjedhjet e jashtëzakonshme, i bie që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në shtator brenda 45 dite dhe i bie që nuk do të mbahen në të njëjtën datë, por në rast se shtyhet ky proces dhe u jepet prapë mundësia partive politike që ta bllokojnë situatën përmes kuvendit, gjasat janë shumë të mëdha që të shkohet në të njëjtën kohë”, ka thënë Sadiku.

Masa e përkohshme dyjavore e vënë nga Kushtetuesja, ka hyrë në fuqi më 27 korrik, një ditë pasi përfundoi 30-ditëshi i përcaktuar nga ajo si afati i fundit për konstituimin e Kuvendit.

Seanca për konstituimin e Kuvendit nisi më 15 prill. Bllokada është shkaktuar te pika e tretë e rendit të ditës – zgjedhja e kryetarit.

Në vazhdimet e para, Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk i mori votat e mjaftueshme në disa tentime.

Më pas LVV-ja, falë edhe kryesuesit të seancës Avni Dehari, që vjen nga kjo parti, tentoi ta ndryshonte formën e votimit – nga i hapur, në i fshehtë. Dhe për votim të fshehtë u tentua të krijohet një komision, që për gati 50 votime nuk i ka marrë votat e mjaftueshme. Opozita e deritashme e ka quajtur në vazhdimësi të kundërligjshëm këtë veprim të LVV-së./Koha.net/Katror.info




TAGGED:Albulena HaxhiuanalizabllokadaDeputetetGjykata KushtetuesekomisionikonstituimikuvendiLDKlegjislaturamasapasiguriPDKPresidentjaseancashtatoritophome2vendimiverdiktiVetevendosjeVotimizgjedhjetzgjedhjetjashtëzakonshme

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
Artikulli i ardhshëm BE-ja do të pezullojë për 6 muaj kundërmasat doganore ndaj SHBA-së

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

BE-ja do të pezullojë për 6 muaj kundërmasat doganore ndaj SHBA-së

4 Shikime
Lajme

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

6 Shikime
Lajme

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?