katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?
    14 hours ago
    Në Mes Botëve: Rebelimi Artistik i Albana Ejupit
    13 hours ago
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
    12 hours ago
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor për Kosovën
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    19 hours ago
    Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
    23 hours ago
    Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë
    23 hours ago
    Studiuesi me renome ndërkombëtare Gëzim Visoka i bashkohet Universitetit të Prishtinës
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    13 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    17 hours ago
    Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë
    20 hours ago
    Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    3 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jazz, aktivizëm, vallëzim e lexime – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Jazz, aktivizëm, vallëzim e lexime – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

Last updated: 11/08/2025 2:47 PM
26 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast/Facebook

Gushti s’pe ndal ritmin edhe pse vapa u rikthy me temperatura sahariane, përkundrazi, këtë javë skena jonë ka gjithçka, prej maratonave techno deri te jazzi elegant, bile edhe aktivizëm të duhun qytetar.

Në Pallatin e Rinisë, RAVE Travel pe feston 15-vjetorin me një “open air” të çmendun, ku vetë Sven Väth, pionieri gjerman i technos që prej viteve ’80, vjen me setin e tij maratonik e energjinë që s’shteret kurrë.

Në anën tjetër të Kosovës, Green Fest në Mitrovicë sjell temën “Toxicity” me muzikë, punëtori, debate e hiking, një miks arti e aktivizmi nga 13-17 gusht. Po më 16 gusht, Brezovica ngjallet me “Damn the Dams”, një koncert-protestë për mi shpëtu parqet kombëtare prej hidrocentraleve, me Asgjë Sikur Dielli, Shpat Dedën dhe Dren Abazin.

Mundesh me e lexu edhe…

Shkodra ka dy arsye me shku këtë javë: Youth Wave Festival në Shirokë (12 gusht), një festë rinore buzë liqenit me yje të rij e të afirmum nga Shqipnia e Kosova, dhe Shkodra Jazz Fest (deri më 31 gusht) që sjell emra të mëdhenj të jazzit klasik, bashkëkohor e latin në Teatrin Migjeni e nëpër skena të hapura të qytetit. Për një dozë folklori taman etnik, Ansambli Kombëtar Shqiptar osht në turne veror nëpër qytete të Shqipnisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mu vesh pak ma drama-queen-that-whispers-hey-boy-look-at-me, po ju rekomandojmë Studio Rudinë. E për netët e ngadalta, merrni në dorë një libër që s’e shohim shpesh në raftet tona: “I Am God” nga Giacomo Sartori, ku Zoti dashunohet me një çikë edhe ja nisë ka pak me mendu krejt si njerëzit.

Me kcy: Sven Väth & plot tjerë / Pallati i Rinisë, Prishtinë

Këtë vit RAVE Travel osht tu e festu përvjetorin e 15 me plot koncerte dhe ngjarje superbe, dhe i tillë – supersuperb – osht edhe mysafiri i madh i verës, Sven Väth, DJ legjendar gjerman, pionier i muzikës elektronike dhe skenës techno që nga vitet ’80. Sveni osht i njohun për setet maratonike dhe energjinë e pashtershme, dhe si krijues i një komunitet global rreth soundit inovativ elektronik dhe atmosferës së veçantë në klubet e tij, sidomos Cocoon. RAVE ka punu me muaj për m’i pru Prishtinës një përvojë në qiell të hapur, kështu që krejt eventi ja nisë nga ora 16:00, me artistët to Hamzën dhe Liburnin, për me vazhdu një allnighter, deri sa Sven Väth ta mbyllë skenën nën yje. Ata që dojnë hala, mujn me shku te skena II nga ora 22:30, ku lëshojnë muzikë Fernando Costantini, Quest, Adiel dhe, në fund, Laurine që do të na shoqërojë deri në orët e para të sabahit. Biletat i gjeni këtu.

Me marrë pjesë: Green Fest / Mitrovicë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: GreenFest / Facebook

Green Fest osht pika kulmore e punës së organizatës simpatike-kreative-aktive 7 Arte në Mitrovicë, që synojnë me përdorë muzikën si medium për ngritjen e vetëdijes për zhvillimin e qëndrueshëm. Tema sivjet osht “Toxicity” dhe mbahet nga 13 deri 17 gusht në Mitrovicë. Ka punëtori, debate, hiking, pilates në natyre por ka edhe shumë muzikë t’mirë, ku performojnë artistë dhe grupe muzikore vendase dhe rajonale e që do ta përdorin muzikën e tyre për me ngritë vetëdijen rreth çështjeve mjedisore si dhe m’i frymëzu individët, komunitetin dhe krejt shoqninë me ndërmarrë veprime që na zgjojnë nga amullia e shkatërrimit të ambientit tonë. E keni La Fazanin, Gipsy Groove, Ahmet Kilic, Hawolf, po edhe Yll Limanin dhe Armend Rexhepagiqin që s’po ndalen këtë verë!

Me kcy: Programi javor i Bubble / Bubble Pub, Prishtinë

Pas një pushimi t’vockël Bubble po kthehet me programin e vet me muzikë eklektike nga kuratorë divers. Këtë javë e keni Gentin (16 gusht), Mirandën (15 gusht) dhe Raesën (13 gusht) që kanë m’u kujdes me ju shti me kcu, këndu, flirtu në qoshin urban n’qendër t’qytetit. Ma shumë info keni këtu.

Me dëgju e m’u aktivizu “Damn the dams” / Brezovicë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qe edhe një festival “i gjelbërt”. Më 16 gusht 2025, në Brezovicë (tek parkingu i Molikës), organizata vendore Eco zone, bashkë me Riverwatch, Blue HEart River dhe Euronatur po organizojnë koncertin “DAMN – Remove Hydropowerplants from our National Parks”, me qëllim të avokimit m’i hjek hidrocentralet që sipas ekspertëve “po cenojnë rëndë lumenjtë, biodiversitetin dhe ekosistemet e mbrojtura të vendit tonë.” Llajnapi osht super: Asgjë Sikur Dielli, Shpat Deda dhe Dren Abazi. Gjatë ditës ke me pasë panair, hiking dhe aktivitete rekreative, ku do të promovohen të mirat natyrore të parqeve kombëtare, ndërsa në mbrëmje koncert me artistat tonë.

Me dëgju: Youth Wave Festival / Shirokë të Shkodrës, Shqipëri

Me 12 gusht e keni një festival rinor në Shirokë afër Shkodres. Super ambient, me plot yje pak ma të vjetër (edhepse Shpat Deda nuk osht i vjetër 🙂 dhe plot talente të reja muzikore nga Kosova dhe Shqipnia. Edhe transportin e kei flas nga Teatri Migjeni në qendër e deri te sheshi i katundit Shirokë. Eksperiencë rustike ama dinamike për këto ditë vape verore në pllazhën e liqenit ma të madh ballkanik.

Me kcy e me këndu: Turneu i Ansamblit Kombëtar Shqiptar/ Qytete të ndryshme Shqipëri

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Plot prej juve e neve na ka ra me shku nëpër darsma çdo verë e me pretendu që po dëgjojmë “muzikë popullore” ama nëse e doni një dozë taman folklor shqiptar, për krejt juve që jeni kah Shqipnia këtë javë, që nga sonte në Vlorë e tutje e keni kalendarin artistik të muajit gusht që e çon Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në një udhëtim përmes Shqipërisë, për me sjellë ma të bukurën e trashëgimnisë autentike muzikore në çdo qytet. Me kangë që mbajnë gjallë kujtesën e brezave, valle që burojnë nga përjetimi i përbashkët të traditës, qe ku e keni programin.

Me dëgju: Shkodra Jazz Fest / Shkodër

Sot po fillon Shkodra Jazz Fest dhe ka me vazhdu deri me 31 gusht. Festivali mbahet që nga viti 2005 dhe sjell në këtë qytet të bukur verior të Shqipnisë program veror me muzikë jazz, tu i bashku artistë nga Evropa Perëndimore, SHBA dhe skena vendore. Me emra si Diego Borotti, Michael Rosen, Jorge Pardo, Johannes Faber, Park Stickney e Markelian Kapedani, programi ka përfshi jazz klasik e bashkëkohor, etnik dhe latin. Përveç koncerteve në Teatrin Migjeni, sheshe e skena të hapuna, festivali ofron edhe punëtori për komunitetin muzikor dhe bashkëpunime ndërkombëtare. I dedikum violinistit Rrok Jakaj, festivali është sot një nga ngjarjet më të dashura të Shkodrës.

Mu vesh: Teshat e Studio Rudinë / Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse keni pas qef mu vesh bukur si princesha, ama sexy si personazhe t’filmave historik francez (tu e imagjinu Marie Antoinette kah thotë “Let them eat cakes”!) qe një koleksion i Studio Rudinë që shkëlqen me barok urban, zbukurime florale, korseta t’ngushtë, premje t’mirë, detaje super sensuale. Tesha t’mira për festivale, për ndeje t’gjata me shoqni në vneshta a lokacione rustike, po edhe party e dasma ku doni mu dok pak ma ndryshe edhe pak ma magnetike për vështrime e flirtime verore.

Me lexu: Libri “I Am God” nga Giacomo Sartori

Qe një libër, apo libërth, që na ka pëlqy këto javë pllazhore. “I Am God” i Giacomo Sartori osht një roman satirik, koxha e pazakontë, ku vetë Zoti osht protagonist dhe e merr fjalën për me tregu historinë e tij në formë të një ditari, inspirum prej një gruje në të cilën vetë Zoti, pabesushem edhe për neve edhe për to, osht dashuru. Ky nuk osht Zoti solemn e i largët që njohim nga librat e shenjtë, osht një narrator me humor të zi, plot ironi dhe që kadal-dale ja nis me shpërfaq edhe do ndjenja shumë njerëzore. I ndjekun nga obsesioni për atë çikën (e cila osht gjeneticiste por në kohë të lirë punon si eksperte për çiftëzimin e lopëve në ferma italiane), Zoti në këtë libër sillet e pshtillet mes reflektimeve kozmike dhe situatave të përditshme, tu i qitë në pah konceptet tradicionale të besimit, dashnisë dhe moralit. Me një stil të mprehtë e shpeshherë absurd, Sartori na fton me mendu mbi marrëdhanien mes hyjnores dhe njerëzores, tu e kthy librin në një përzimje filozofie, satire dhe rrëfimi frustrus dashnie. Fun read!/Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:asgje sikur dielliJazzKatrori ytleximeRaceravesven vathtop3tophome1Youth Wave Festival

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Artikulli i ardhshëm Prishtina promovon gjidhënien me mural në qendër të qytetit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Katror: 3 vite dëshmi që e mira ka vend në media

42 Shikime
Katrori YT

Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!

71 Shikime
Katrori YT

Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

31 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?