Jessie J ka zbuluar së fundmi gjininë e fëmijës së saj të parë përpara se të ecte në tapetin e kuq të BRIT Awards 2023.
“Sa herë që e luaj ose e këndoj, ai lëviz si i çmendur…kështu që mendoj se kjo është e duhura”, ka shkruar këngëtarja në një video të saj duke kënduar këngën e ardhshme a capella. “Oh, po… po bëj një djalë”, shtoi ajo.
Disa orë më vonë, Jessie doli në shfaqjen e çmimeve në Londër me një bluzë të kuqe dhe pantallona, të cilat ekspozuan barkun e saj të rrumullakosur. “Hera e fundit që kam ecur në këtë tapet të kuq ishte 10 vjet më parë. Cmenduri”, Shkroi Jessie J në një video në Instagram. Paraqitja e saj vjen një muaj pasi zbuloi për herë të parë lajmin.

Meqenëse artistja pësoi tragjikisht një abort spontan në vitin 2021, ajo u kërkoi ndjekësve të saj që të ishin më të butë me të këtë herë.“Jam shumë e lumtur dhe e tmerruar që më në fund e ndaj këtë”, u shpreh në videon emocionuese në janar, ku mbi të luhej kënga e saj “Sunflower”. Sinqerisht, vajza juaj thjesht dëshiron të qajë në publik duke ngrënë një turshi të mbuluar me çokollatë pa bërë pyetje”.