Jeta Zeka dhe Genc Vitaku, kanë marrë pjesë në FIBA Kampin e Gjyqtarëve në Madrid, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës .
Sipas FBK-së, ky Kamp i organizuar nga FIBA Evropa ka qenë i obliguar për gjyqtarë e rinj të licencuar, ku nga Kosova kanë qenë gjyqtarët, Jeta Zeka dhe Genc Vitaku.
“Gjyqtarët nga Kosova ishin pjesëmarrës në Kampin nga 3 deri më 6 tetor, që ka qenë shumë intensiv, por edhe shumë i nevojshëm për zhvillimin e tyre në karrierë,” thuhet në njoftimin e FBK-së.
FBK njofton se në këtë Kamp ligjërues ishin emra të njohur të gjykimit të basketbollit evropian.
“Davorin Nakic, Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s ka qenë njëri ndër ligjëruesit kryesorë. Ndërkohë, kanë ligjëruar edhe FIBA Instruktorët: Johnny Jacobs, Julien Chantal, Miodrag Licina dhe Fernando Garzon, si dhe Manuel Mazzoni, gjyqtar me përvojë nga FIBA Liga e Kampionëve dhe David Suarez, trajner kondicional,” thuhet tutje në njoftimin e FBK-së. /Katror.info