Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se basketbollistja Jeta Zeka është zgjedhur si referja e parë grua nga Kosova në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA).
“Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju super lajmin që basketbollistja Jeta Zeka është gruaja e parë nga Kosova që është zgjedhur si refere në FIBA — një arritje që hap rrugën për shumë të tjera pas saj,” thuhet në njoftimin e FBK-së.
Pak ditë më parë, Zeka mori pjesë në Kampin e Gjyqtarëve të FIBA-s, që u mbajt në Madrid. Ky kamp, i organizuar nga FIBA Evropa, ishte i detyrueshëm për gjyqtarët e rinj të licencuar. Nga Kosova morën pjesë Jeta Zeka dhe Genc Vitaku.
Ky sukses përbën një moment historik për basketbollin kosovar dhe një dëshmi të fuqisë së grave në sport, shkruan FBK. /Katror.info