katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    8 minutes ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    13 minutes ago
    Moti sot në Kosovë
    13 minutes ago
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    21 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    21 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    24 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    13 minutes ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    23 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    21 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jim Morrison, lufta mes yllit të rock-ut, rebelit dhe poetit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Jim Morrison, lufta mes yllit të rock-ut, rebelit dhe poetit

Last updated: 26/11/2023 9:06 PM
147 Shikime
Shpërndaje
Michael Ochs Archives/Getty Images

Emri Jim Morrison, edhe sot 52 vite pas vdekjes së tij asocion në yll të rock-ut, një burrë me flokë të egra kaçurrela, me stil të pantallonave lëkure të ngushta dhe këmisha të bardha të zbërthyera, duke shtrënguar mikrofonin. Ky është vokalisti kryesor i rock grupit amerikan The Doors.

Është e kuptueshme ta lidhësh në radhë të parë me muzikën, në fund të fundit, ai ishte një nga zërat më të mëdhenj të counterculture (kundërkulturës) së viteve gjashtëdhjetë. Shitjet prej 100 milionë albumesh të grupit shërbejnë si një pasqyrim i saktë i krijimtarisë së tyre gjeniale. Megjithatë, duke lënë mënjanë ikonën e yllit të rock-ut, Morrison donte para së gjithash të mbahej mend për fjalën e shkruar. Kompozimet e tij nuk u inspiruan vetëm nga ambienti ekstravagant i Los Angjelosit.

Ai ishte një lexues i pangopur që në moshë të re, duke favorizuar prozën morale nga Charles Baudelaire, Friedrich Nietzsche, Jean Cocteau dhe William Blake. Ai në fakt e nxori emrin e grupit The Doors nga një tekst i William Blake: “Nëse dyert e perceptimit do të pastroheshin, gjithçka do t’i dukej njeriut ashtu siç është, e pafund”. Morrison donte t’i ftonte njerëzit në një revolucion verbal dhe funksionoi – por përmes burimit të tij dytësor të muzikës, sesa burimit të tij kryesor të poezisë.

Mundesh me e lexu edhe…

Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim

The Doors u themelua me një takim të rastësishëm midis Jim Morrison dhe Ray Manzarek. Morrison i tha Manzarekut se ai kishte shkruar këngë. Me inkurajimin e Manzarekut, Morrison këndoi fjalët hyrëse të “Moonlight Drive”: “Le të notojmë deri në hënë le të ngjitemi përmes valës, të depërtojmë në mbrëmje kur qyteti fle për t’u fshehur.” Manzarek u frymëzua, duke menduar për muzikën që mund të luante për të shoqëruar këto tekste “të lezetshme dhe drithëruese”. Shumë shpejt atyre ju bashkangjitën edhe bateristi John Densmore dhe kitaristi Robby Krieger.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Karriera yjore e The Doors zgjati vetëm katër vjet, gjatë së cilës grupi prezantoi botën me muzikën e pakufizuar në kohë dhe hapësirë në gjashtë albume. Grupi përziente rrënjët bluz me ritmet e xhazit dhe tekstet jashtëzakonisht të ashpra, por në të njëjtën kohë poetike, të cilat këndoheshin (ose recitoheshin) me një zë të thellë nga tani më rebeli dhe poeti Jim Morrison. Është paradoksale që megjithëse The Doors u bënë të famshëm në vitet e arta të hipive, ata kurrë nuk u ndjenë pjesë e kësaj kulture.

Grupi ishte paksa tepër i çuditshëm dhe më i errët se ç’kërkonte koha e atëhershme e lulëzimit, të “Love Peace and Music” (Dashuri Paqe dhe Muzikë) por gjithsesi muzika e tyre magjepsi turmat. Koncertet e The Doors ishin një teatër fantastik i papërsëritshëm që frymëzoi shumë muzikantë të tjerë, nga Iggy Pop dhe The Stooges te Alice In Chains dhe Creed. Vërtetë, herë pas here kishte dhunë në koncertet e tyre edhe me policët në të cilën kishte pjesën e vet të fajit edhe “provokatori” i shfrenuar Morrison. Ka pas raste kur Morrison është arrestuar direkt nga skena duke koncertuar.Ishte marrëdhënia e Morrison-it me alkoolin (dhe drogën) ajo që ishte përgjegjëse për disa nga koncertet e tilla.

Jim Morrison, Frankfurt, shtator 1968. | Foto: Michael Ochs Archives

Albumi i parë i The Doors u realizua për vetëm dy javë në fund të vitit 1966, kur grupi ishte përpjekur të depërtonte për një vit e gjysmë. Aso kohe ata luanin në klubet e Los Anxhelosit hitet e njerëzve të tjerë, pavarësisht nëse ishte “Back Door Man” nga Willie Dixon ose muzika “Alabama Song” nga Weill Brecht, ata përmirësonin materialin e tyre. The Doors përfituan nga ajo eksperience tre albume. Megjithatë, ajo që shndërrohet në legjendë nga albumi i parë është opusi Edipal, pothuajse dymbëdhjetë minuta i gjatë “The End”,(Fundi) në të cilin Morrison kërcënon të vrasë babanë e tij dhe të flejë me nënën e tij, albumi jep edhe hite të tjera si “Break On Through” (Depërto në anën tjetër) dhe veçanërisht “Light my fire”(Ndize Zjarrin Tim).

“Light My Fire” u bë “arka e shenjtë” e The Doors, – pavarësisht interesimit të shumë kompanive – ata nuk e shitën “Light My Fire” asnjëherë për reklama. Sidoqoftë, kënga gradualisht mori qindra versione të ndryshme nga të gjitha zhanret e muzikës. Suksesi i albumit debutues i zgjoi The Doors në punë të ethshme. Nga fundi i vitit 1967 lindi albumi i dytë “Strange Days”, (Ditët e çuditshme) i cili ende konsiderohet si vepra e tyre më e lartë artistike, e cila kulmon me një tjetër opus që zgjat mbi dhjetë minuta me elementë të rock teatrit, “When The Music’s Over” (Kur muzika mbaron).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

The Doors nuk iu shmangën këngëve të gjata as më vonë, qoftë “The Soft Parade” (Parada e butë) në albumin me të njëjtin emër apo “kokteji jazz” “Riders On The Storm” (Kalorësit e Stuhisë) nga albumi “L.A. Woman”, (Gruaja nga Los Angeles). Morrison ndoqi editimin përfundimtar të këtij albumi nga një qëndrim në Paris, nga ku nuk u kthye kurrë.

Reputacioni i kultit të “Mbretit të hardhucës” – King of Lizard, pseudonim që vjen nga poema e Morrison “Celebration Of The Lizard” (Festa e Hardhucit) u kontribuua shumë nga libri “Askush nuk do të mbijetojë” nga gazetarët Jerry Hopkins dhe Daniel Sugarman i cili e portretizoi Morrison si një figurë mitike të mbuluar me skandale. Jim Morrison, përpiqej hapur për fuqizim, duke përdorur zërin e tij për të promovuar fuqinë e mundësisë dhe fuqinë e individit. Ai theksonte se garancia e një rezultati të artë nuk është në të vërtetë çështja, ka të bëjë me realizimin e meritës që vjen me aktin tuaj të thjeshtë të përpjekjes.

Gjatë jetës së tij, Morrison vazhdimisht bëri tentim dhe presion për njohjen si poet-profet. Mjafton të shikoni tekstet e këngëve si “Unknown Soldier”, (Ushtari i panjohur), “The End” (Fundi) dhe “Riders On The Storm” (Kalërosit e stuhisë) për prova të perceptimeve të tij të ndritura. Tekstet nga “Riders” në të vërtetë plotësojnë strofat e “Hitchhiker” – një nga poezitë më të lexuara të Morrison, e cila trajton brishtësinë e jetës njerëzore.

Nga viti 1969, ai vetë botoi dy vëllime të veçanta të poezisë së tij, përpara se të transferohej në Paris në 1971 për t’i shpëtuar famës së tij dhe për t’u përqëndruar në ekskursionet e tij letrare. Ai shëtiti i vetëm nëpër qytet, shkroi në Café De Flore dhe Les Deux Magots dhe në përgjithësi thjesht u lehtësua në një mënyrë jetese më idilike franceze.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 3 korrik 1971, Morrison u gjet i vdekur në vaskën e banesës së tij në Paris rreth orës 6:00 të mëngjesit.

Vdekja e Morrison erdhi dy vjet pas vdekjes së kitaristit të Rolling Stones, Brian Jones dhe afërsisht nëntë muaj pas vdekjes së Jimi Hendrix dhe Janis Joplin. Të gjithë këta muzikantë të njohur vdiqën në moshën 27 vjeçare, duke krijuar legjendën urbane 27 Club. Që nga data e vdekjes së tij, ka pasur një sërë teorish konspirative në lidhje me vdekjen e Morrison. Rrethanat e vdekjes së Morrison janë të paqarta.

Shkaku zyrtar ishte dështimi i zemrës, por një histori sugjeroi se ai kishte tepruar me heroinë në një klub nate dhe më pas u dërgua në shtëpi dhe u vendos në vaskën e tij për t’u dukur sikur kishte vdekur në banesën e tij. Botës i ishte grabitur një poet dhe muzikant i shkëlqyer, rruga e të cilit drejt vetëshkatërrimit mund të ishte shmangur. Ai donte që dëgjuesit të ishin mendjehapur për jetën dhe mënyrën se si ata e perceptonin ekzistencën e tyre. Ai e parafrazoi shkëlqyeshëm shkrimtarin Aldous Huxley, i cili në fakt po citonte William Blake, me rreshtin që përfshinte emrin e grupit të tij të famshëm:”There are things known, and there are things uknown and in between are The doors”

(Ka gjëra të njohura, dhe ka gjëra të panjohura dhe në mesin e tyre janë dyert).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1990, babai i Morrisonit, George Stephen Morrison, pas një konsultimi me E. Nicholas Genovese, profesor i Klasikëve dhe Shkencave Humane, në Universitetin Shtetëror të San Diegos, vendosi një gur të sheshtë mbi varr. Pllaka prej bronzi mbi të mban mbishkrimin grek: ΚΑΤΑ ΤΟΝ ΔΑΙΜΟΝΑ ΕΑΥΤΟΥ, zakonisht i përkthyer si “I vërtetë ndaj shpirtit të tij” ose “Sipas demonit të tij”.

Para vdekjes së tij, Morrison vetë-botoi tre vëllime me poezi Lords/Notes on vision (Zotërit/Shënimet për një vizion), New Creatures, (Krijesat e Reja) dhe An American Prayer), (Një Lutje Amerikane). Pas vdekjes së tij e deri më sot nuk ka shënime të sakta sa vëllime të tij janë publikuar dhe sa libra janë shkruar për të nga autorë të ndryshëm, por llogaritet se janë mbi 100.

Më 1973 publikohet albumi “An American Prayer” (Një Lutje Amerikane). Pas vdekjes së Jim Morrison dhe shpërbërjes së grupit, anëtarët e mbijetuar të Doors u mblodhën përsëri për të vendosur disa nga regjistrimet e fjalëve të folura të poezisë së Morrisonit në muzikë. Ishte i vetmi album nga Doors që u nominua për një çmim Grammy në kategorinë “Spoken Word”.

Tastieristi Ray Manzarek e perceptoi “An American Prayer” të ndarë në pesë pjesë, ku e para mbulonte fëmijërinë e Morrisonit dhe e dyta vitet e shkollës së mesme, i treti ka të bëjë me “poetin e ri, të vrarë me gurë në një çati me ëndrra acidike”. E katërta e karrierës së tij muzikore dhe së fundi e pesta është një “përmbledhje përfundimtare në një farë mënyre, e gjithë jetës së njeriut dhe filozofisë së tij.

Iggy Pop, Layne Staley, vokalisti i Alice in Chains, Eddie Vedder, vokalisti i Pearl Jam; Scott Weiland, vokalisti i Stone Temple Pilots, Ian Astbury, i grupit The Cult, Siouxsie Sioux, këngëtarja  kryesore e Siouxsie and the Banshees, Ian Curtis, këngëtari kryesor i Joy Division, Billy Idol, dhe Patti Smith, kanë thënë se Morrison ishte ndikimi i tyre më i madh. Gazetari muzikor Simon Reynolds vuri në dukje se “lidhjet e thella, të rënda” të Morrison shërbyen si një prototip për skenën gotike rock. Në vitin 1993, Morrison u fut në Rock and Roll Hall of Fame si anëtar i The Doors. Në vitin 2011, një përzgjedhje e lexuesve të Rolling Stone e vendosi Morrison në vendin e pestë të “Këngëtarët më të mirë kryesorë të të gjitha kohërave” të revistës.

Sot ai prehet në, Père Lachaise që është varreza më e madhe në qytetin e Parisit, e ndër më të famshmit në botë brenda së cilës prehen disa nga figurat më të respektuara artistike. Nga Oscar Wilde te Chopin, Honoré de Balzac te Molière, Edit Piaf etj. Është një strehë për ata, puna e të cilëve arriti njohje globale dhe, deri më sot, mbeten të paharruar. Dhe mu aty ndodhet edhe një varr në veçanti që frekuentohet vazhdimisht nga vizitorët. I përket James Douglas Morrison. Ky varr i tij tani më u bë vend pelegrinazhi./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
TAGGED:Jimm Morrisonpeoplerockthe DoorstopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot është Dita Botërore e Transportit të Qëndrueshëm
Artikulli i ardhshëm Shtatë ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?