katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë
    2 hours ago
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    3 hours ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    3 hours ago
    Moti sot në Kosovë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rritje e ndjeshme e interesimit për blerje të patundshmërive në Kosovë
    2 hours ago
    Ministria e Arsimit pritet t’i subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë edhe këtë vit
    2 hours ago
    Edhe këtë vit ndjekësit e Sunny Hill do të kenë transport falas me Trafik Urban 
    2 hours ago
    Drin Shaqiri me super-debutim me NAVI-n në CS
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    3 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 day ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    2 hours ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    23 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

Last updated: 27/07/2025 8:39 AM
11 Shikime
Shpërndaje
Foto: Texas Public Radio

John Williams i ngjan më shumë një burri fisnik, me zë të butë dhe natyrë të përulur deri në tepri, sesa një kompozitori me famë botërore, pa muzikën e të cilit arti i filmit do të ishte i mangët për disa nga veprat më ikonike të 50 viteve të fundit.

Ai është plotësisht i vetëdijshëm për ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur muzika e tij për “Star Wars” në mbarë botën – për të mos përmendur partitë muzikore për “Jaws”, “Close Encounters of the Third Kind”, “E.T.”, filmat “Indiana Jones”, “Harry Potter”, “Jurassic Park” dhe shumë filma të tjerë të suksesshëm, por ai nuk bën pretendime të ekzagjeruara për krijimtarinë e tij, edhe pse pranon se një pjesë e saj mund të konsiderohet “mjaft e mirë”.

Ai është i njohur për mirësinë e tij, duke mos humbur kurrë durimin apo djegur ura pas vetes. Të gjithë e duan John Williams-in, por ka pak dramë në jetën e tij. Ai ka jetuar, sipas fjalëve të tij, si një murg. Kryesisht është i izoluar dhe ka kaluar shumicën e orëve të zgjimit duke shkruar muzikë, duke dirigjuar muzikë, duke regjistruar muzikë, duke lexuar muzikë dhe duke jetuar muzikën.

Mundesh me e lexu edhe…

Vetëm një zjarr aktiv të dielën në Kosovë

John Williams (i lindur më 8 shkurt 1932, në Queens, New York, SHBA) ka krijuar disa nga kolonat zanore më ikonike të filmave të të gjitha kohërave. Ai ka kompozuar muzikën për më shumë se 100 filma, shumë prej të cilëve janë realizuar nga regjisori Steven Spielberg.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: The Legacy of John Williams

Williams u rrit në New York, si djali i  perkusionisti në orkestrën e radios CBS, ai u ekspozua ndaj muzikës që në moshë të vogël dhe filloi të mësonte piano që fëmijë, për të vijuar më pas me instrumente të tjerë si trombë, trombon dhe klarinetë. Filloi të shkruante muzikë që në rini dhe përpiqej të orkestronte veprat e tij që adoleshent.

Në vitin 1948, Williams u shpërngul në Los Anxhelos me familjen, ku studioi kompozim privatisht dhe për një periudhë të shkurtër edhe në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA). Në vitin 1951, ai u rekrutua në Forcën Ajrore të SHBA-së, ku gjatë shërbimit të tij kompozoi muzikë për bandat ushtarake dhe nisi të dirigjonte.

Pas daljes nga ushtria, në vitin 1954, Williams studioi për një periudhë të shkurtër piano në shkollën prestigjioze të muzikës Juilliard dhe punoi si pianist xhazi në qytetin e New York-ut, si në klube ashtu edhe për incizime.

Më pas u rikthye në Kaliforni, ku punoi si pianist apo dirigjent në studiot e Hollywood-it për filma të paharuar si “Some Like It Hot” (1959), “West Side Story” (1961) dhe “To Kill a Mockingbird” (1962). Gjatë kësaj kohe ai filloi gjithashtu të kompozonte për televizion, duke shkruar muzikë për seriale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fund të viteve 1960, Williams filloi të kompozonte për filma dhe fitoi njohje për punën e tij në filmat katastrofë me buxhet të lartë, përfshirë “The Poseidon Adventure” (Aventura e Poseidonit 1972). Spielberg, atëherë një regjisor premtues, e vërejti dhe këmbulgte te Universal Pictures që Williams të kompozonte muzikën për filmin e tij të parë artistik, The “Sugarland Express” (1974).

Kur u krijua mundësia, Spielberg iu drejtua ekzekutivit të studios Universal Pictures, Jennings Lang, për të pyetur nëse Williams do të ishte në dispozicion për të kompozuar për filmin. Një takim ndërmjet kompozitorit dhe regjisorit u organizua nga Lang (në një drekë tashmë legjendare në një restorant në Beverly Hills), gjatë së cilës Williams pranoi më në fund të kompozonte për filmin, i cili pritej të niste xhirimet pas disa javësh.

Kompozitori mbeti veçanërisht i impresionuar nga njohuritë e regjisorit për veprat e tij dhe për muzikën e filmit në përgjithësi. Kështu filloi një nga marrëdhëniet më të famshme dhe më të vlerësuara ndonjëherë ndërmjet një regjisori dhe një kompozitori në historinë e kinematografisë.

Filmi “The Sugarland Express” (1974), me Goldie Hawn në rolin e një nëne nga Teksasi, rrëfen historinë e saj ndërsa ajo ndihmon burrin (William Atherton) të arratiset nga një burg-fermë, pasi atyre u mohohet kujdestaria e foshnjës së tyre. Së bashku, ata rrëmbejnë një polic rrugor dhe nisin një arratisje të çmendur, të ndjekur nga një karvan i përbërë nga media, kureshtarë, njerëz të paskrupullt dhe dhjetëra makina policie përgjatë gjithë shtetit duke shkaktuar kaos të paprë. Fillimisht, Spielberg shpresonte për një kolonë zanore me përmasa më të mëdha për filmin e tij të parë, por John Williams e bindi se “The Sugarland Express” kërkonte diçka më intime.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Harmonikisti i njohur belg, Toots Thielemans, u bë zëri kryesor muzikor i filmit, i mbështetur nga një ansambël me kitaristë, perkusionistë dhe një grup i vogël me instrumente harkore. Muzika ka një tingull blues dhe country, që përshtatet në mënyrë të përkryer me peizazhin dhe sfondin kulturor të rrëfimit. Kolona zanore e “The Sugarland Express” është titulli i 21-të në koleksionin tashmë shumë të vlerësuar Universal Pictures Film Music Classics Collection.

Ky është vetëm fillimi Williams në projekti e ardhshëm për Spelberg shkoi përtej asaj që karakterizohet si muzikë e filmit.

Dy nota muzikore. Vetëm kaq mjaftuan për të frikësuar dhe ndoshta traumatizuar miliona njerëz nga uji, peshkaqeni apo noti. Dhe meqenëse filmi “Jaws” (Nofullat) i Steven Spielberg për peshkaqenin vrasës vazhdon të shikohet edhe pas gjysmë shekulli, tema muzikore e John Williams-it ka ende fuqinë të frikësojë një brez krejtësisht të ri adhuruesish të kinemasë.

Nuk ka dyshim se tema kërcënuese e Williams-it është elementi më thelbësor i “Jaws”, dhe është domethënëse që, edhe në tre vazhdimet e tij , “Jaws 2” (1978), “Jaws 3-D” (1983) dhe “Jaws: The Revenge” (1987), kjo temë mbetet gjithmonë në qendër, veçanërisht mënyra se si ndërtohet rreth temës së peshkaqenit, duke e mbajtur atë në qendër, ndërkohë që mbështet filmin si në aspektin emocional, ashtu edhe në krijimin e ndjesisë së frikës fizike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kontrast me frikën dhe tensionin e panikut në “Jaws”, John Williams ka magjepsur imagjinatën e fëmijëve, por edhe të të rriturve, në sagën e filmave “Star Wars” (Luftërat e Yjeve). Kur regjisori George Lucas kërkoi fillimisht një qasje “klasike” për muzikën e sagës së tij epike të hapësirës, John Williams e mori fjalë për fjalë dhe krijoi një kolonë zanore që nxjerr më të mirën nga çdo orkestër simfonike: tinguj të pasur, ngjyra të guximshme, tekstura të kontrastuara dhe një dramë të pashtershme.

“Shumë kohë më parë, në një galaktikë shumë, shumë të largët…” – kështu fillon saga e Star Wars, e shoqëruar nga disa prej kolonave zanore më të dashura të të gjitha kohërave. Është vështirë të imagjinohet universi i Star Wars që merr jetë me aq fuqi pa kolonën zanore të Williams-it. Përdorimi i orkestrimit të frymëzuar nga Wagner-i, motiveve udhëheqëse (leitmotifs) dhe melodive të jashtëzakonshme e kanë bërë Star Wars-in po aq të njohur për veshin sa për emrin apo pamjen.

Star Wars shpesh përshkruhet si një “operë hapësinore” (space opera), dhe muzika e Williams-it e sjell në jetë këtë dramë në ekran, pa dyshim operatike në përmasë, stil dhe jetëgjatësi.

Thelbësore për këtë dramë është tensioni dhe çlirimi që krijohet nga ritmi i muzikës, zhvillimi i saj dhe sinkronizimi me aksionin në ekran. Shumë prej momenteve më të njohura orkestrale – si tema kryesore – përmbajnë ritme të fuqishme me nota të zgjatura, si dhe zbukurime të imta të harqeve dhe frymorëve prej druri. Gjithashtu ka motive të shkurtra dhe të gjata të alternuara, që i japin melodive ritëm dhe i bëjnë të lehta për t’u mbajtur mend.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Williams nuk e humb asnjë çast të vetëm të muzikës dhe asnjë detaj nuk është shumë i vogël për kolonën zanore. Ai ishte aq i përqendruar në hollësi, sa që shkroi temën kryesore të Star Wars – që dëgjohet në titrat hyrëse – në të njëjtën tonikë dhe stil si identifikimi muzikor i kompanisë 20th Century Fox, që hap filmin. Më vonë, Williams e përshkroi këtë vendim në një intervistë për The New Yorker si “ndoshta pak i tepruar”, por kritika mendon se ishte një zgjedhje e përkryer.

Williams përdori fuqinë e plotë të orkestrës. Që kur iu kërkua për herë të parë të kompozonte për “Star Wars” në vitet 1970, ai ndoqi teknikat e kompozitorëve të njohur të muzikës së filmit si Erich Korngold, Nino Rota dhe Bernard Herrmann, të cilët gjithashtu përdornin orkestrën e plotë simfonike.

Këta, nga ana tjetër, ata ishin ndikuar nga kompozitorët e mëdhenj të operës dhe muzikës romantike, veçanërisht nga Richard Wagner, i cili me veprat e tij epike revolucionarizoi operën. Kolona zanore e Williams-it për Star Wars ishte gjithashtu e ndikuar nga kompozitori anglez Gustav Holst – veçanërisht nga vepra e tij “Planetët” (krahaso “Marsin” me temën kryesore të Star Wars) – si edhe nga kompozitorë të tjerë si Igor Stravinsky.

“Duel of the Fates”, që dëgjohet në “The Phantom Menace”, për shembull, fillon me një kor të plotë përpara se klarinetat të prezantojnë një melodi të parehatshme – e ngjashme me kantatën dramatike të Carl Orff-it të vitit 1937, në “Carmina Burana”.

Pas kompozimit të tetë kolonave zanore për filmat e sagës Star Wars, përdorimi i orkestrës së plotë simfonike nga Williams nuk ka humbur asnjë grimë nga fuqia e tij. Edhe forca ka mbetur e gjallë”  (slogan i filmite) edhe te kompozitorët që kanë vijuar të shkruajnë muzikë për Star Wars, duke trashëguar stilin dhe madhështinë e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për filmin Superman ishte angazhuar fillimisht Jerry Goldsmith, por për shkak të një konflikti në orarin e tij me kontrata të mëparshme, ai u detyrua të tërhiqej. Në vend të tij, John Williams e mori me kënaqësi këtë detyrë në një fazë të vonshme të procesit. Atij i pëlqeu filmi, duke theksuar se i dukej argëtues dhe se nuk e merrte veten shumë seriozisht.

Williams e kuptonte sfidën e kompozimit të muzikës për Superman-in, një super hero që mishëron fuqitë dhe virtytet e Amerikës. Ai vlerësonte faktin se ne admirojmë superheronjtë – qenie më të mëdha se vetë jeta, që na frymëzojnë. Për t’u dhënë tingull këtyre virtyteve, atij iu desh të kompozonte një himn të fuqishëm, ngazëllues dhe heroik, që do ta lartësonte figurën e heroit për admiruesit e tij. Me Superman-in, ai krijoi një himn ikonik për brezat – menjëherë i dallueshëm dhe i stampuar përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive të njerëzimit.

Himni i Superman-it është i guximshëm, i sigurt, heroik – një përzierje që ofron optimizëm dhe krenari. Por ajo që e bën të veçantë nga pikëpamja kompozicionale është kompleksiteti dhe shumëllojshmëria e tij. Brenda strukturës së tij ndodhen pesë identitete të veçanta, të cilat Williams i përdor të vetme ose në kombinim gjatë gjithë filmit.

Fanfarja e Superman-it ofron një hyrje klasike, fisnike, që përdoret për të shpallur ardhjen e heroit. E shpallur nga trombat, ajo paraqet një marcia eroica ngazëlluese, të mbushur me shpërthime të fuqishme borish – krenare dhe e palëkundur në vendosmërinë e saj, e pandalshme. Pjesa e mëtejshme e himnit është më pak shtytëse, por më lirike dhe fisnike, duke evokuar besim dhe optimizëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pjesa e katërt e himnit është ndoshta më ngazëlluesja nga të gjitha, me shpërthime të fuqishme të trombave që e shtyjnë marshin përpara deri në fluturim. Së fundi, kemi identitetin final të himnit, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme është një temë dashurie. Edhe kjo përbëhet nga dy tema: njëra që shpreh ngrohtësi dhe sinqeritet, ndërsa tjetra shpreh butësi dhe mall.

“Raiders of the Lost Ark” (Indiana Jones) ende mbetet filmi më i vlerësuar nga kritika dhe publiku, si një nga filmat më të mëdhenj aventureskë të të gjitha kohërave. Produksioni kishte gjithçka që mund të dëshirohej: një hero të pëlqyeshëm dhe të besueshëm, një kimi të fortë romantike, personazhe dytësorë interesantë, një kombinim mahnitës të skenave me rrezik dhe efekteve speciale, një prekje të historisë së lashtë, zemërimin e Zotit, disa arratisje që të ngrijnë gjakun nga situata të pamundura, një ndjenjë të vërtetë humori dhe, pa asnjë dyshim, një kolonë zanore klasike nga John Williams.

Williams tashmë ishte në kulmin e karrierës së tij, kur pothuajse nuk gabonte asnjëherë, duke përkufizuar epokën e bronztë të muzikës filmike me temat e tij të paharrueshme për filma të mëdhenj.

Shpirti i stilit të John Williams-it për “Raiders of the Lost Ark” përshtatet në mënyrë të përkryer me tonin aventurier të filmit, duke kapur me saktësi gëzimin e secilës skenë dhe duke i lidhur ato me temën dhe emocionet që vitin pasues do të përktheheshin në “magjinë” e filmit “E.T. The Extra-Terrestrial”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tema nga kjo kolonë zanore dëgjohet në stadiume dhe në trailerat e vazhdimeve të serisë. Ashtu si tema e Monty Norman për “James Bond” dhe tema e Williams për “Darth Vader” nga “Star Wars” janë pjesë e kulturës popullore si përfaqësime muzikore ikonike të personazheve në seritë filmike, marshi i Indiana Jones-it është po aq i denjë për të njëjtën njohje.

Williams kap në mënyrë të përkryer ritmin e filmit, nga ndjenja melodramatike, deri te ritmet e ashpra të aventurave në film.  Falë kontributit të Williams, “Raiders of the Lost Ark” ofron një përvojë kinematografike shumë më intensive dhe argëtuese.

Ekipi Spielberg-Williams në vitin 1982 ishte tashmë i fortë dhe i vendosur, kur Spielberg e ftoi për filmin e tij të radhës “E.T  Williams u simpatizua menjëherë me filmin. Kur ai prezantoi në studio një interpretim pianistik të Temës së Fluturimit,të Alienit E.T.  Spielberg u gëzua jashtë mase, dhe pjesa tjetër është histori.

Foto: Deutsche Grammophon

Williams kuptoi se filmi shihet përmes syve të një fëmije, një fakt i theksuar edhe nga këndvështrimet e kamerës së Spielbergut gjatë xhirimit. Ai gjithashtu kuptoi se filmi fliste për lidhjen që krijohej midis një djali të alienuar dhe në pikëllim, dhe një alieni të ri, I humbur i vetëm në një botë të çuditshme. Përmes miqësisë së tyre, të dy shërohen, dhe muzika duhej të shprehte këtë për të pasur sukses filmi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për këtë arsye, Williams zgjodhi qasjen e tij tematike të zakonshme për kompozimin e filmit. Ai krijoi nëntë tema dhe dy motive, përfshirë tre për alienët; Tema e E.T.-së shërben si identiteti i tij dhe tregon për izolimin dhe dëshirën për t’u rikthyer tek familja. Një pikolo solo që përsërit dhe mban melodinë, e cila është e butë, e ndjeshme, por gjithashtu me një hije trishtimi.

Tema e Alienit shërben si identiteti kolektiv i alienëve. Ajo ofron një ndjesi misterioze dhe është më shumë ambientale sesa melodike në ndërtim dhe artikulim. Williams krijoi tingullin e tijë jashtëtokësor duke fërkuar një top mbi një cimbal të pezulluar, i shoqëruar nga celesta dhe tekstura të ndryshueshme të violinave.

Motivi i Thirrjes lidhet ngushtë me Temën e Alienit, me të cilën shpesh shoqërohet. Ai tregon mallin e E.T.-së për familjen dhe nostalgjinë për shtëpinë. Ndërtimi i thjeshtë i tij ofron një thirrje në dy nota që fillon në tonine lartë dhe përgjigjet në tonin e ulët.

Steven Spielberg, i cili pohon se “Lista e Schindlerit” ishte projekti i tij më emocional si regjisor, i xhiruar kryesisht në bardh e zi, si balancë e filmit mes një pranie të guximshme dhe përmbajtjeje të pasionuar është mjeshtëria e vërtet e Spielbergut. Filmi dëshmon se çdo marrëzi e tmerrshme dhe e gjallë, sado e frikshme të jetë, mund të portretizohet në mënyrë elegante dhe dinjitoze në film. Brutaliteti i vrasjeve të paraqitura në ekran zë një vend në kujtesë që do të jetë e vështirë për çdo shikues të fshijë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një element kyç në suksesin e “Listës së Schindlerit” është përdorimi i muzikës origjinale, pavarësisht diskutimeve të hershme që filmi mund të shërbehej vetëm me aplikime muzikore të gatshme. Megjithatë, Spielberg përfundimisht prapë ju John Williams.

Është argumentuar se “Lista e Schindlerit” është vepra më e madhe e John Williams në karrierën e tij të gjatë, dhe ndërsa askush me një koleksion të denjë të muzikës filmike nuk do të kontestonte titullin e saj si përpjekja më emocionale dhe artistike e Williams.

Pavarësisht kontekstit, muzika për “Listën e Schindlerit” është një forcë që duhet marrë seriozisht, dhe suksesi i saj si në ekran ashtu edhe në album qëndron në aftësinë e Williams për të pasqyruar me saktësi përmbajtjen e pasionuar të Spielberg gjatë procesit të prodhimit. Shpesh, kjo qasje e kujdesshme çoi në vendimin për të mos përfshirë fare muzikë në sekuenca të gjata të filmit. Shtresat komplekse të aktivitetit të vrullshëm që karaketrizonin komponimet e tij mungojnë plotësisht në “Schindlers List”.

Foto: Vanity Fair

Në vend të tyre, ashtu si Spielberg, Williams i afrohet tmerrit në ekran me partitura të mbushur me një trishtim romantik në çdo kthesë harmonike. Williams krijon tre tema për të arritur këtë bukuri ngjitëse, dy prej të cilave janë zgjeruar mjaftueshëm për të merituar performanca koncertale. Çdo progresion në këtë kolonë zanore, ndryshimet e saj të thjeshta por prekëse, përfitojn nga zhvillime harmonike të dhimbshme por të thjeshta, duke krijuar paradoksalisht një temë që, pavarësisht lëvizjeve bazike, mbetet një kujtim unik dhe i qëndrueshëm për shumë dëgjues. Tema dytësore në “Remembrances” (“Kujtimet”), sipas Williams ka për motiv të përkujtojë Holokaustin nga një perspektivë moderne.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Williams ka shkruar muzikë për 29 filma të Spielbergut, thuajse në të gjitha zhanret e mundshme të filmit. Në vitet 1990, muzika e tij ilustron botën politike në filmin “Nixon”. Në “Saving Private Ryan”, Spielberg dhe Williams i kthehen përsëri trishtimeve të Luftës së Dytë Botërore, tani nga perspektiva e luftëtarëve. Në “Home Alone” ata krijojnë një nga atmosferat më të bukura të Krishtlindjeve ndonjëherë. Në mijëvjeçarin e ri, Williams e zbukuron botën e përrallave nëpërmjet muzikës së tij në filmat “Harry Potter”, për t’u rikthyer më pas tek temat historike në filmin e Spielbergut “Lincoln”.

John Williams ka komponuar kolona zanore për më shumë se 300 filma, seriale dhe dokumentarë. Oliver Stone, Clint Eastwood, Alfonso Cuarón, J.J. Abrams dhe dhjetëra regjisorë të tjerë kanë pasur nderin që filmat e tyre të ilustrohen me kolona zanore nga Williams, dhe rrallë prej tyre kanë shpëtuar pa fituar ndonjë çmim. Ai mban autorësinë edhe në mbi 50 vepra koncertale, simfonike dhe kamertale.

John Williams është nominuar për 54 çmime Oscar, nga të cilat ka fituar pesë; për gjashtë çmime Emmy, duke fituar tre; për 25 çmime “Golden Globe”, duke fituar katër; dhe për 71 çmime “Grammy”, nga të cilat ka fituar 26. Ai gjithashtu ka marrë shtatë çmime nga Akademia Britanike e Filmit (BAFTA). Ai ka marrë disa nderime akademike, përfshirë gradat “Doktor Nderi” në Muzikë. Që nga viti 1988, Williams është nderuar me 15 Çmime “Sammy” për Muzikën në Filma, çmimet më jetëgjata për regjistrimet muzikore filmike. Në vitin 2000, ai mori Çmimin “Golden Plate” nga Akademia Amerikane e Arritjeve.

Foto: Chicago Symphony Orchestra

Williams është anëtar i “American Classical Music Hall of Fame” dhe i “Hollywood Bowl Hall of Fame”. Në vitin 2004, ai mori Nderimin e Qendrës Kennedy. Në vitin 2003, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dha Williams-it nderimin më të lartë individual, Urdhrin Olimpik. Në vitin 2009, ai mori Medaljen Kombëtare të Arteve në Shtëpinë e Bardhë, në Washington D.C. Në vitin 2016, ai u emërua Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave nga Qeveria Franceze. Në vitin 2018, organizata e të drejtave të autorit Broadcast Music, Inc. krijoi Çmimin “John Williams”, të cilin ai e mori i pari.

Në vitin 2020, ai mori Medaljen e Artë nga Shoqëria Mbretërore Filarmonike, si dhe Çmimin “Princesha e Asturias” për Arte (së bashku me Ennio Morricone). Në vitin 2022, Williams u emërua Kalorës Nderi i Urdhrit të Perandorisë Britanike nga Mbretëresha Elizabeta II, “për shërbime në muzikën për filma” — një nga dy kalorësitë e fundit nderi të dhëna gjatë sundimit 70-vjeçar të Mbretëreshës./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
TAGGED:aventureDirigjentE.T.emocionFilmfrikëHapesireHollywoodIndianaJonesJawsJohn WilliamskarrierëkolonëkompozitormuzikeOrkestërOscarspeoplepërrallëSchindlersimfonikeSpielbergStarWarsSupermantemaTophometrishtim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
Artikulli i ardhshëm Moti sot në Kosovë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

21 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

27 Shikime
People

Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’

37 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?