Aktorja, Julia Roberts, ka refuzuar idenë për realizimin e një vazhdimi të filmit të njohur “Notting Hill”, i cili do të shfaqej si pjesë e ngjarjes bamirëse “Red Nose Day”.
Skenaristi, Richard Curtis, që shkroi komedinë romantike të vitit 1999, donte të krijonte një “mini-vazhdim” për ngjarjen vjetore të “Comic Relief”.
Projekti i propozuar filmik do të kishte si protagoniste Robertsin, në rolin e Anna Scott, e cila do të divorcohej nga William Thacker, rolin e të cilit e luan aktori, Hugh Grant.
Megjithatë, Roberts e ka refuzuar këtë ide, duke e cilësuar si “të dobët”.
“Përpiqesha të bëja diçka me ‘Notting Hill’, ku ata do të ishin divorcuar, dhe Julia mendoi se ishte një ide shumë e dobët”, ka thënë Curtis, 68 vjeç, për “IndieWire”.