katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    2 hours ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    1 hour ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    21 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Juria shpall 10 autorët gjysmëfinalistë të “Çmimit Kadare 2025”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Juria shpall 10 autorët gjysmëfinalistë të “Çmimit Kadare 2025”

Last updated: 13/02/2025 10:43 AM
124 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gazeta Tema
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Juria shpall 10 autorët gjysmëfinalistë të “Çmimit Kadare 2025”

Dorëshkrimet e dhjetë autorëve kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes nga juria e “Çmimit Letrar Kadare”. Emra të njohur të botës letrare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë, janë vlerësuar mes 40 dorëshkrimeve të arritura në adresën e emaili-t të çmimit. Pjesëmarrja e këtij viti theu rekord në gjithë historikun e këtij institucioni letrar që nxit dhe promovon të shkruarit shqip, shkruan RTK.

Juria e edicionit të njëmbëdhjetë, që për herë të parë përbëhet nga fituesit ndër vite të Çmimit Kadare, me kryetare Vera Bekteshi dhe anëtarë, Loer Kume e Dionis Prifti, ka marrë në dorë sinopset dhe 15 faqet e para të dorëshkrimeve gjatë gjithë kohës që kanë ardhur aplikimet, deri më 20 janar, kur ishte afati i fundit i dorëzimeve. Prurjet e larta kanë shtuar dhe vështirësuar punën e jurisë për të arritur te 10 gjysmëfinalistët, të cilët i nënshtrohen sërish syrit profesional e kritik të saj, tashmë me dorëshkrimet e plota, për të përzgjedhur pastaj pesëshen finaliste, raporton Liberale.

Vepra fituese për 2025-ën do të shpallet në javën e tretë të muajit shkurt, gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, që mbahet në Llogora.

Mundesh me e lexu edhe...

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Mes autorëve gjysmëfinalistë spikasin emra që tashmë kanë zënë vendin e tyre në letërsi, por dhe të rinj që kanë kaluar me sukses sprovat e para, duke dëshmuar përmes pjesëmarrjes vlerësimin dhe dëshirën për të pasur në karrierën e vet një çmim prestigjioz. Çmimi Kadare jepet për prozën shqipe dhe kriteri fillestar është që vepra të jetë dorëshkrim, e pabotuar më parë, duke kontribuar kështu me një botim me vlerë që i shtohet fondit të letërsisë shqipe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vlera totale e këtij çmimi vlerësohet 10 mijë euro ku krahas pjesës monetare, fituesit i sigurohet botimi i veprës nga shtëpia botuese UET PRESS dhe promovimi i saj përmes turnesh e takimesh me lexuesit në të gjithë Shqipërinë.

10 autorët gjysmëfinalistë:

1. Armand Bora- Ata që mbijetuan (Drama)

2. Binak Kelmendi- Të huajt (Roman)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

3. Eduart Ymeri- Dritan Terri (Roman)

4. Enird Malile- Planeti leshtor- (Tregime)

5. Flogerta Krypi- Në aeroport nuk shesin bibla (Roman)

6. Gazmend Krasniqi- Si shkruhet një roman dashurie (Roman)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

7. Klidi Apostoli- Arratisja e varreve (Roman)

8. Mimoza Ahmeti- I vogli (Roman)

9. Vlora Konushevci- Martesat, valixhet dhe ngarkesat tjera” (Tregime)

10. Stefan Çapaliku- Saga e Sarajevës (Roman)

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çmimi Kadare, i themeluar më 2004 me bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, kremtoi në fund të dhjetorit dekadën e parë të jetës së tij. Pjesë e këtij kompeticioni janë bërë më shumë se 400 vepra në prozë me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Fituesit ndër vite kanë qenë gjithashtu të gjithanshëm, përtej ndasive gjeografike, gjinore apo të viteve në krijimtari, të përbashkuar nga vlerat krijuese, duke dëshmuar se letërsia është “toka” e të gjithëve.

I pari fitues i këtij çmimi u shpall shkrimtari Rudolf Marku me romanin e tij “Tre divorcet e zotit Viktor N.”, më 2025-n, duke vijuar me Shkëlqim Çelën dhe përmbledhjen me tregime “Embriologji, Virgjil Muçi me “Piramida e Shpirtrave”, autori nga Kosova Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”, Loer Kume me “Amigdala Mandala, Gani Mehmetaj po ashtu nga Kosova me romanin “Zogjtë e Qyqes”, shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”, poetja e re nga Maqedonia e Veriut e cila debutoi me romanin “Duhet të jetë dashuri” dhe së fundi prozatori i ri Dionis Prifti me romanin “Dy javë nën balonë”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:2025Cmimi KadarejuriaKosovalajme të miraMaqedonia e VeriutShqiperiatop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nga 1 prilli hyjnë në fuqi rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE
Artikulli i ardhshëm Prishtina po bëhet me 30 autobusë të rinj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Lajme të mira

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?