Një nga festivalet më të veçanta të natyrës dhe aventurës në Kosovë, ‘Kayak Fest Kosova’, rikthehet këtë verë me një program të pasur për të gjitha moshat.
I vendosur në një ambient natyror të qetë, festivali synon të ofrojë një fundjavë të plotë për familjet, duke kombinuar sportin, relaksin dhe argëtimin në një hapësirë të hapur dhe të sigurt.
Organizatorët theksojnë se festivali është ndërtuar me fokus në përvojën familjare.
”Nëse po kërkon diçka ku edhe ti si prind relaksohesh, edhe fëmijët e shijojnë natyrën me lojë e aktivitete që i përshtaten, Kayak Fest e ka formulën perfekte. Natyrë, aventura, qetësi për ty – aktivitete e lojra t’përshtatshme për ta”, thuhet në një njoftim nga organizatorët.
Biletat dhe pjesëmarrja
Biletat janë tashmë në shitje online. Bileta Early Bird kushton 10 euro, ndërsa pjesëmarrja në të gjitha aktivitetet e festivalit është falas. Biletat e zbritura janë në dispozicion vetëm për 7 ditë.
Për të siguruar vendin, biletat mund të blihen përmes linkut zyrtar: https://ticketing.festtix.co.uk/events/kayak-festival
‘Kayak Fest Kosova’ pritet të sjellë një kombinim të përvojës natyrore, argëtimit dhe aktivitetit fizik në një ambient që promovon një stil jete të shëndetshëm dhe të balancuar.
Për familjet që kërkojnë një pushim të thjeshtë, të qetë dhe me vlerë, ky festival mbetet një ndër opsionet më të mira të verës në Kosovë. /Katror.info