Këtë muaj në Kosovë do të filloj për herë të parë Kampionati Evropian i Xhudos.
Kjo ngjarje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 16 dhjetor.
Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.
Ndërkaq përgatitjet për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos “European Judo Championships Open Prishtina 2023” janë pothuajse në përfundim.