Pavarësisht nga mosha, rrudhat mund të formohen shumë më herët. Faktorët që përkeqësojnë fenomenin, përveç plakjes, janë të shumtë: ekspozimi i tepërt në diell, dehidrimi, ndryshimet hormonale, ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e kujdesit ndaj lëkurës.
Rrudhat krijohen për shkak të stresit që në mënyrë të pavetëdijshme bëjnë që të vrenjtim fytyrën ose të ngremë vetullat duke rezultuar në vija horizontale. Megjithëse nuk mund t’i eleminojmë plotësisht, mund t’i zvogëlojmë ato.
Masazh

Masazhi i butë me gishta do të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke ushqyer dhe rinovuar indet e lëkurës. Për më tepër do të relaksojë muskujt e fytyrës, të cilët ndërsa tkurren gradualisht formojnë rrudha.
Vaji i kokosit

I shkëlqyer për hidratimin dhe ushqimin e lëkurës së thatë dhe zvogëlimin e vijave të holla për shkak të dehidrimit. Përmban gjithashtu antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e rrudhave të reja.
Aloe vera si maskë

Në lëkurë të pastër, bëni masazh me ekstrakt aloe vera. Lëreni atë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë. Përsëriteni 2-3 herë në javë. Ky përbërës bimor që është i pasur me vitamina forcon dhe e bën lëkurën më të qëndrueshme dhe të hidratuar, duke zvogëluar vijat e imëta.
Ujë dhe perime

Uji e mban trupin tuaj të hidratuar dhe të rifreskuar dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës tuaj. Njerëzit që pinë sasi të mëdha uji kanë më pak gjasa të vuajnë nga plagët, rrudhat dhe linjat e buta dhe nuk do të shfaqin aq shumë shenja plakje sa ata që pinë pak ujë.
Beta-karotina, e gjetur në portokall si dhe në perimet: karrota, patatet e ëmbla dhe kunguj, dhe luteina, e gjetur në lakër jeshile dhe spinaq janë të dyja të rëndësishme për zhvillimin normal të qelizave të lëkurës dhe tonin e shëndetshëm të lëkurës.