Në një kohë kur shumica e njerëzve janë me kokën poshtë duke parë telefonin, një grup i vogël por gjithnjë e më në rritje po zgjedh të shikojë lart, drejt qiellit.
Ata quhen nephophiles, pra janë dashamirës të reve, njerëz që gjejnë paqe, frymëzim dhe magji në formacionet qiellore, shkruan Tirana Post.
Ky term elegant, që vjen nga greqishtja “nephos” (re) dhe “philos” (dashuri), përshkruan personat që gjejnë kënaqësi dhe frymëzim tek qielli.

Psikologët e konsiderojnë këtë një formë natyrale meditimi, një mënyrë për të çlodhur mendjen dhe për të ndërtuar një lidhje më të thellë me natyrën.
Dhe ndoshta pjesa më e bukur është kjo: çdo ditë, qielli është një tjetër galeri arti falas, e pakopjuar dhe gjithmonë e re. /Katror.info
Përgatiti:
