Kendrick Lamar ka hyrë në histori si reperi i parë që gjeneron mbi 9 milionë dollarë nga një koncert i vetëm, në kuadër të turneut të tij “Grand National”, shkruan Katror.info.
Performanca e tij së bashku me SZA në Bank Stadium të Minneapolis ka siguruar plot 9,124,989 dollarë të ardhura, falë shitjes së 47,354 biletave – një pjesëmarrje e plotë.
Çmimi mesatar i biletës ishte rreth 192.70 dollarë. Me këtë rezultat, Lamar ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Eminem, i cili më 2019 kishte arkëtuar mbi 8.7 milionë dollarë nga një koncert në Australi.
Ky koncert nuk ishte vetëm më fitimprurësi në karrierën e Lamar, por edhe më i madhi në aspektin e pjesëmarrjes. Turneu “Grand National” do të vazhdojë në qytete të ndryshme në SHBA deri në qershor, përpara se të kalojë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë verës./Katror.info.