Kompania Samsung ka përfunduar prezantimin e telefonave inteligjentë kryesorë për këtë vit dhe deri në fund të vitit Samsung pritet të prezantojë Galaxy S23 FE. Tani e dimë se kompania jug-koreane po përgatitet të prezantojë modele me kosto të ulët nga seria Galaxy A që do të mbërrijë vitin e ardhshëm.
Një prej tyre është Samsung Galaxy A15, dizajni i të cilit tani është zbuluar.
Samsung Galaxy A15 do të arrijë si pasardhës i telefonit Samsung Galaxy A14 5G. Ka të ngjarë që A15 të vijë vetëm në një version 5G dhe jo në 4G, siç është rasti me telefonin Galaxy A14, shkruan Katror.info..
Renderet zbulojnë se Galaxy A15 ka tre kamera në anën e pasme, ashtu si Galaxy A14 5G dhe Galaxy A14 4G. Kamerat janë të ndara nga njëra-tjetra, pa asnjë prerje dhe mes tyre ka një blic LED. Dizajni i pasmë në fakt ndjek dizajnin e shumicës së telefonave Galaxy të lançuar këtë vit.
Galaxy A15 ka një ekran Infinity-U me përmasa rreth 6.4 inç, në vend të ekranit Infinity-V të përdorur nga Galaxy A14. Një ndryshim tjetër nga paraardhësit e tij është se ky telefon ka korniza të sheshta, në vend të kornizave të rrumbullakosura si Galaxy A14. Kjo mund ta bëjë telefonin më pak të rehatshëm për t’u mbajtur. Gjithashtu, vërejmë se pjesa në anën e djathtë të kornizës ku ndodhen butonat e volumit dhe skaneri i gjurmëve të gishtërinjve është i prerë, që është gjithashtu një ndryshim nga paraardhësi i tij.
Në kornizën e majtë ka një fole për kartën SIM. Në fund është porta USB-Type C e rrethuar nga mikrofoni kryesor dhe foleja e kufjeve 3,5 mm. Në pjesën e sipërme ka një mikrofon tjetër./Katror.info