Tre muaj pas shkurorëzimit nga Christine Baumgartnen, me të cilën kaloi 19 vjet martesë, Kevin Costner (68) është në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me një këngëtare nëntëmbëdhjetë vjet më të re.
Po spekulohet se Jules Kilcher ka pushtuar zemrën e aktorit të famshëm hollivudian dhe spekulimet kanë nisur nga fotot e tyre nga Karaibet.

Ata qëndruan në këtë destinacion ekzotik pak ditë më parë për një aksion humanitar të organizuar nga fondacioni i këngëtares, ku i ftuar ishte Kostner.
“Duhet të ketë ndodhur diçka. Ata po flirtonin dhe kur ishin bashkë, të dy thjesht shkëlqenin. Ata përpiqeshin të ishin të matur, por të gjithë vunë re se kishte diçka”, thanë burimet.

Ata kaluan shtatë ditë në Karaibe dhe këngëtarja shfrytëzoi rastin për të përmendur Kevinin në rrjetet sociale: “Po e shfrytëzoj këtë kohë të pabesueshme për t’u çlodhur, pushuar dhe luajtur me djalin tim. Kevin Costner ishte mjaft i sjellshëm për të qenë mentor e fëmijëve tonë këtë vit”./Katror.info