Në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, është përuruar një çerdhe e re e dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, konkretisht nga KFOR-i turk, shkruan Katror.info.

Çerdhja synon të ofrojë një ambient të përshtatshëm dhe mbështetës për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, duke kontribuar në përfshirjen e tyre në sistemin arsimor dhe në komunitet.

/Katror.info