Kalimi i Kinës drejt energjisë së pastër po transformon ekonominë globale të energjisë, duke përshpejtuar përhapjen e burimeve të rinovueshme dhe duke e afruar vendin drejt kulmit të përdorimit të karburanteve fosile.
Ky është përfundimi i një raporti të ri nga organizata ndërkombëtare e mendimit Ember, i cili vlerëson ndikimin që po ka “diplomacia energjetike” kineze dhe dominimi i saj në teknologjinë e pastër, sidomos në vendet në zhvillim, shkruan PositiveNews, përcjell Katror.info.
Sipas raportit, fabrikat kineze prodhojnë sot 60% të turbinave me erë dhe 80% të paneleve diellore në botë. Kjo ka ulur ndjeshëm koston e energjisë së rinovueshme në mbarë botën, duke bërë që 91% e projekteve të reja me erë dhe diell të jenë më të lira sesa alternativat me karburante fosile.
“Kina ka hapur derën drejt një të ardhmeje të re energjetike, duke ndërtuar elektro-teknologji në shkallë të gjerë, ulur kostot dhe ngritur kufijtë e mundësive,” u shpreh Sam Butler-Sloss, menaxher kërkimesh në Ember.
“Pasojat janë shumë më të mëdha sesa kufijtë e saj.”
Ky raport vjen në një kohë kur po rritet optimizmi se emetime e gazrave serë në Kinë mund të kenë arritur kulmin, duke shënuar një moment kritik në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike./Katror.info