katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
    6 hours ago
    Pritje deri në tri orë pas fillimit të sistemit të ri në zonën Schengen
    15 hours ago
    Kandidatët më të votuar për Asamblenë komunale të Prishtinës
    16 hours ago
    Përmbyllet numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, vazhdon ai i votave me postë
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte në Kosovë para 50 mijë vitesh
    16 hours ago
    Oficeri i FSK-së diplomon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    20 hours ago
    Zvicra dekoron tre ushtarë me origjinë shqiptare për shpëtimin e jetës së një gruaje
    23 hours ago
    Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë
    15 hours ago
    Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne në vitin 2026
    16 hours ago
    Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
    20 hours ago
    “Kosovarja” e fotografit Afrim Hajrullahu – Një homazh artistik për forcën, qëndresën dhe dashurinë e gruas kosovare
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    2 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    15 hours ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    4 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    16 hours ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    4 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    3 days ago
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Kino Kosova” udhëton në Bernë, përmes filmit, muzikës dhe reflektimit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Kino Kosova” udhëton në Bernë, përmes filmit, muzikës dhe reflektimit

Last updated: 04/09/2025 8:37 AM
35 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Për pesë ditë me “Kino Kosova”, kinemaja e Kosovës zhvendoset në Bernë të Zvicrës. Edicioni i sivjetmë ndërtohet me shfaqje filmash, koncert, ekspozitë e panele diskutimi. E ngjarjet kulturore e kanë bërë të zakonshme që programet e tyre të jenë lloj homazhesh për ngjarjet në vend e në botë. Me temën “Sense of Purpose”, “…pasqyron tensionin midis ndjenjës së humbjes dhe gjetjes së forcës, midis kërkimit të përgjigjeve dhe përqafimit të udhëtimit”. “Është një kohë e turbullt dhe kanë lindur shumë pyetje se cili është roli i artistit në këtë kohë të trazuar dhe çfarë mund të bëjë komuniteti artistik…”, ka thënë drejtori i festivalit, Sabahet Meta

Diaspora shqiptare ndër vite është kujdesur që në vendet ku ka mërguar ta shpalosë kulturën e identitetin e origjinës. E bën në mënyrë krenare edhe festivali i filmit “Kino Kosova” duke prezantuar jo vetëm kinematografinë, por edhe pasurinë muzikore e artin vizual. E vazhdon misionin edhe sivjet me edicionin e gjashtë në Bernë prej 10 deri më 14 shtator. Nën temën “Sense of Purpose” e kërkon qëllimin e njerëzimit që përballet me sfida në epokën moderne. 

Për pesë ditë, kinemaja e Kosovës zhvendoset në qytetin zviceran. Pesëditëshi i sivjetmë i festivalit ndërtohet me shfaqje filmash, koncert, ekspozitë e panele diskutimi. E ngjarjet kulturore e kanë bërë të zakonshme që programet e tyre të jenë lloj homazhesh për ngjarjet në vend e në botë, e këtë nuk e anashkalon as festivali me bazë në Bernë. 

Mundesh me e lexu edhe…

Pas edicionit të kaluar me “Përsiatje” që e reflektonte gjendjen në botën kapluar prej luftës, si dhe synonte ta nxiste ndjeshmërinë e mirëkuptimin duke e promovuar unitetin në këtë botë të ndarë, sivjet me “Sense of Purpose”, “…pasqyron tensionin midis ndjenjës së humbjes dhe gjetjes së forcës, midis kërkimit të përgjigjeve dhe përqafimit të udhëtimit”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një kohë e turbullt dhe kanë lindur shumë pyetje se cili është roli i artistit në këtë kohë të trazuar dhe çfarë mund të bëjë komuniteti artistik në këtë rast edhe si mund të krijohet një vend ku i jepet hapësirë shikuesve për të reflektuar në këtë rast, për të pasur një sens për një qëllim. Kemi dashur të krijojmë hapësirë pasi nuk duhet gjithsesi të okupohemi gjatë gjithë vitit se cili është qëllimi ynë, por të paktën gjatë Festivalit mund të jetë një pyetje filozofike që mund të udhëheqë audiencën për të reflektuar mbi këtë temë”, është shprehur drejtori artistik i festivalit, Sabahet Meta, në një bisedë për KOHËN. 

Më tej ka thënë se tema e Festivalit reflekton edhe në ngjarjet politike në botë. 

“Patjetër kjo ndërlidhet me historinë tonë, por që gjëra të ngjashme po ndodhin edhe nëpër shtete të tjera, e kam fjalën për konfliktet, gjithashtu e djathta ekstreme është në rritje në përgjithësi, sidomos në Evropën Perëndimore. Po shkon në një drejtim, më shumë të izolimit sesa të ndërtimit të urave dhe lidhjes midis komuniteteve në Evropë dhe në botë. Këto gjëra i kemi pasur gjithmonë historikisht, gjithmonë shkojmë një hap para, një pas dhe nevoja për të reflektuar për ‘Sense of Purpose’ besoj se është e nevojshme gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai. 

Në programin e edicionit të gjashtë përfshihen filmat “Rrugës” i Samir Karahodës, “Si e verdhë e sëmurë” i Norika Sefës, “Krahët e punëtorëve” i Ilir Hasanajt, “Everybody calls Redjo” i Ibër Dearit, “Pesë stinët e fëmijërisë sime” i Besim Ugzmajlit, “Luna Park” i Florenc Papas, “Gülizar” i Belkis Bayrak dhe “She asked me where I was from” nga Aulona Fetahaj. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aty janë gjithashtu edhe filmat “17 o’clock” nga Flaka Kokolli, “Dandelion” nga Fiona Obertinca, “My grandfather – A desk for each pupil” nga Hena Krasniqi, “Return to Kosovo” nga Ben Harding, Donald Harding, Emma Strauss dhe Julius Strauss, “Unwanted” nga Edon Rizvanolli dhe “Wie lange bleibt ihr noch” nga Jasmin Rai dhe Arnit Likaj. 

Tash e tre vjet, Festivali ka një vend mysafir për edicion, që e shënon bashkëpunimin me një festival të shtetit përkatës. Fillimisht qe Greqia e vjet Bosnjë-Hercegovina ku u shfaq një listë filmash nga Festivali i Filmit në Sarajevë. Sivjet vijnë filmat nga Portugalia si rrjedhojë e bashkëpunimit të “Kino Kosova” me festivalin portugez “Doclisboa”

Në programin “Close-up: Portugal” shfaqen filmat “Silvestre” nga João César Monteiro, “Rio Corgo” nga Maya Kosa dhe Sergio da Costa, “Ghosts: Long way home” nga Tiago Siopa, “Canticle of all creatures” nga Miguel Gomes, “The moving garden” nga Inês Lima, “Motu Maeva” nga Maureen Fazendeiro dhe “The earth of no return” nga Patrick Mendes. 

Drejtuesi i festivalit, Sabahet Meta, ka thënë se dy vendet e para si mysafire të ngjarjes ishin zgjedhur si formë e bashkëpunimit duke i kapërcyer kufijtë e politikës. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“I kemi përzgjedhur këto dy vende pikërisht për shkak të ngjashmërive në traditë e kulturë si popuj që jetojnë në një regjion të përbashkët në Ballkan, por në anën tjetër ku ndikimet politike takohen midis këtyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Ka qenë një përpjekje e komuniteteve artistike për t’i krijuar këto hapësira ku mund të sillen bashkë dhe të shpalosin punimet e pikëpamjet e tyre”, ka thënë ai. 

E, Portugalia si mysafire këtë edicion, siç ka shpjeguar Meta, vjen me të përbashkëtat që kanë komuniteti portugez dhe ai shqiptar në Zvicër. 

“Me Portugalinë, politikisht nuk e kemi këtë problem, por kemi një ngjashmëri, sidomos këtu në Zvicër, sepse është një prej komuniteteve më të mëdha të diasporës këtu. Është diçka që e lidh me diasporën e Kosovës. Ata kanë filluar më herët të migrojnë në Zvicër dhe kanë pasur, mbase jo arsye të njëjta, por kanë pasur komplikime politike dhe tash këto dy komunitete luajnë një rol goxha të rëndësishëm për shtetin e Zvicrës, qoftë nga ana ekonomike, kulturore e ajo e sportit, siç dihet”, ka thënë Meta më tej. 

Në kuadër të programit “Swiss Shorts” vijnë filmat “Zimní Monology” nga Manuel Karel Seiler, “Heroine – Necessary Objects”, nga Liza T. Raheem, “Il Grido Del Populismo” nga Julius Lange, “1:10” nga Sinan Taner, “Métallismes” nga Lou Rambert Preiss, “Unser Name Ist Ausländer” nga Selin Besili, “Cottage Cheese” nga Liina Luomajoki, Lena Metzger, Janina Müller dhe Alice Kunz, “Two Point Five Stars” nga Sina Lerf, Dario Marti dhe Dario Boger, si dhe filmi “Gahts No Lang?” nga Marion Zeder, Raul Bison dhe Sven Kristlbauer. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shfaqje e veçantë janë filmat e projektit “Re-Connect” të punuar në bashkëpunim midis Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” dhe festivalit të filmit “Kino Kosova”. Këtë vit të rinjtë nga Zvicra dhe ata nga Kosova u bashkuan në Prizren duke eksploruar tema si identiteti, trashëgimia kulturore, demokracia dhe të drejtat e njeriut. 

Në kuadër të Festivalit, më 10 shtator do të hapet edhe ekspozita nga artisti Yll Xhaferi. Muzika nuk do të mungojë, e kënga shqiptare, përfshirë edhe ajo tradicionale, vjen nga Agona Sporta me kuintet ku prezantohet albumi i saj “Hape portën”, ndërsa dy panele diskutimi e përforcojnë temën e sivjetme “Sense of Purpose”. 

Më shumë se festival filmi, “Kino Kosova” vjen si platformë për nxitjen e lidhjes së veçantë midis Zvicrës dhe Kosovës. Ai synon të trajtojë aspekte të ndryshme në shoqëritë kosovare dhe evropiane, duke përfshirë tema si migracioni, gjinia, vizat dhe ligjet, shpresat dhe betejat./Koha.net/Katror.info

TAGGED:BernFilmKino Kosovamuzikepeopleshfaqjetophome1Zvicer

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova në Kampionatin Botëror të Boksit në Liverpool
Artikulli i ardhshëm Resmije Juniku rrëfen si e la Gjakovën për Universitetin

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Mira Murati shpallet “Qytetare Nderi” në Vlorë

11 Shikime
People

Rita Ora paralajmëron album të ri dhe turne në vitin 2026

14 Shikime
People

Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë

67 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?