Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me fjolla bore e me vranësira të paqëndrueshme.
IHMK-ja ka bërë me dije se java pritet të jetë e ftohtë, me ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.
Temperaturat të hënën (17 shkurt) do të bien deri në minus 4 gradë celsius, derisa ato maksimalet do të shkojnë deri në 2 gradë celsius. Të martën pritet të jetë mot me diell dhe me vranësira.
Temperaturat minimale do të bien deri në minus 7 gradë, e ato maksimalet do të shkojnë deri në 2 gradë./Katror.info