Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka hapur thirrjen për aplikim në punëtorinë profesionale me temën “Gazetaria hulumtuese: teknikat, burimet dhe procesi i verifikimit”, e cila do të mbahet më 25 nëntor 2025 në Librarinë Konceptuale të Kosovo 2.0, në Prishtinë.
Kjo punëtori synon t’u ofrojë pjesëmarrësve – studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të rinj – mundësinë për të eksploruar teknikat e gazetarisë hulumtuese përmes shembujve praktikë dhe analizave të burimeve reale. Në fokus do të jenë proceset e verifikimit, qasja profesionale ndaj burimeve dhe zhvillimi i aftësive të nevojshme për realizimin e hulumtimeve të sakta dhe të përgjegjshme.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj që dëshirojnë të avancojnë aftësitë e tyre profesionale.
Si të aplikoni?
Të interesuarit duhet të dërgojnë emrin dhe mbiemrin, institucionin, një numër kontakti, si dhe një paragraf të shkurtër motivues në email adresën:
[email protected]
Afati i fundit për aplikim është 21 nëntor 2025.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit dhe Kapaciteteve të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë”, që implementohet nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mreža./Katror.info











