Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, shefin e Komandës së Përbashkët Operative Zvicerane, gjenerallejtënant Laurent Michaud, shkruan Katror.info.
KFOR bëri të ditur se vizita ofroi mundësinë për të prezantuar veprimtaritë e misionit të KFOR-it dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vizita ishte mundësia për të prezantuar veprimtaritë e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Gjeneralmajor Barduani gjithashtu i shprehu falënderime dhe urime gjeneralit Michaud për kontributet e tij të vazhdueshme në KFOR dhe në stabilitetin rajonal./Katror.info.