Federata Esports Kosova ka bërë publike listën zyrtare të përfaqësuesve të Kosovës në garën ndërkombëtare të Counter-Strike 2 (CS2), që do të zhvillohet nga 9 deri më 13 korrik. Një formacion i përbërë nga emra të njohur dhe të suksesshëm të skenës ndërkombëtare do të mbajë ngjyrat e Kosovës në një nga turnetë më prestigjiozë të Esports, shkruan Katror.info.
Katër nga pesë anëtarët e ekipit vijnë nga skuadra legjendare Bad News Eagles, të cilët kanë bërë jehonë në arenën botërore me paraqitjet e tyre të shkëlqyera, ndërsa talenti i pestë është pjesë e ekipit NAVI Jr., një nga akademitë më elitare në botën e CS2.
Përbërja zyrtare e ekipit kombëtar të Kosovës:
- Flatron “juanflatroo” Halimi
- Dionis “sinopssyy” Budeci
- Genc “gxx” Kolgeci
- Sener “SENER1” Mahmuti
- Drin “Makazze” Shaqiri
Me këtë pjesëmarrje, Kosova bëhet epiqendra e vëmendjes në Esports në Evropë për muajin korrik, duke sjellë një tjetër kapitull historik në rrugëtimin e saj ndërkombëtar./Katror.info