Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët e Kampionatit Botëror.
Shorti për Botërorin e 11-të për të rinj në hendboll është tërhequr të martën mbrëma në Kajro të Egjiptit, ku edhe mbahet Kampionati Botëror i 19-vjeçarëve, prej 6 deri më 17 gusht.
Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, shorti ka përcaktuar që Kombëtarja jonë të jetë në grup të vështirë me Hungarinë, Zvicrën e Marokun.
Kombëtarja jonë është në Grupin B.
“Është hera e treta që ekipet kombëtare të Kosovës në hendboll paraqiten në Botëror. Fillimisht u paraqit Kombëtarja U21 e hendbollistëve e më pas Kombëtarja U18 e hendbollisteve”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit.
Siç njoftohet, në ceremoninë e shortit ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa. /Katror.info
Përgatiti:
