katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    30 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    41 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    44 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    41 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: KOMF me rekomandime për mbrojtjen e fëmijëve para zgjedhjeve lokale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

KOMF me rekomandime për mbrojtjen e fëmijëve para zgjedhjeve lokale

Last updated: 30/09/2025 9:20 AM
101 Shikime
Shpërndaje
Foto: OBGYN
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. KOMF me rekomandime për mbrojtjen e fëmijëve para zgjedhjeve lokale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka adresuar propozime për mbrojtjen e fëmijëve. Kërkesat e KOMF që përfaqëson 35 organizata joqeveritare i janë drejtuar kandidatëve për kryetarë të komunave por edhe atyre për kuvende komunale.

“Këto propozime janë në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet ligjore të komunave që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Ligji për Arsimin Parauniversitar, Ligji për Shëndetësi si dhe Ligji për Financat e Pushtetit Lokal.

Mirëqenia dhe shërbimet sociale

Mundesh me e lexu edhe...

Cili është sekreti natyral për lëkurë të re dhe nyje të shëndetshme?

Komunat të rrisin buxhetin për thirrjet e ardhshme publike në komuna për mbështetjen e shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm të ofruara nga sektori joqeveritar, si dhe të aplikojnë kontratat me kohëzgjatje trevjeçare. Që nga dhjetori i vitit 2023, për pjesën më të madhe të ofruesve të shërbimeve sociale kanë përfunduar programet e mbështetura nga donatorët ndërkombëtarë. Situata është rënduar edhe më shumë në vitin 2025, me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e ndihmës ndërkombëtare për shumë shtete në botë, përfshirë edhe Kosovën. Komunat, bazuar në kompetencat që u garanton Ligji për Vetëqeverisje Lokale, të rrisin buxhetin për shërbime sociale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Komunat të rrisin numrin e zyrtarëve për shërbime sociale në kuadër të Qendrave për Punë Sociale, sidomos të atyre me profil të “punëtorit social” dhe “psikologut”, për të përballuar ngarkesën e lëndëve si dhe për të mundësuar funksionimin e Organit të Kujdestarisë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare. Ky organ, sipas ligjit, duhet të përbëhet nga pesë profile profesionale të domosdoshme: punëtor social, psikolog, jurist, pedagog dhe sociolog. Qendrat për Punë Sociale vazhdojnë të jenë të mbingarkuara me reagim në raste emergjente – aktualisht, një zyrtar nga QPS në komunat e mëdha ka rreth 350 lëndë aktive në vit. Organi i Kujdestarisë në shumicën e komunave nuk është i kompletuar me profesionistë dhe nuk është funksional.

Komunat të krijojnë kushte të përshtatshme pune për Qendrat për Punë Sociale, duke siguruar hapësirat dhe pajisjet e nevojshme, si dhe qasje për fëmijët me aftësi të kufizuara në objektet e QPS-ve. Mbi 50% e Qendrave për Punë Sociale kanë qasje të vështirësuar ose të pamundur për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vetëm 28% e tyre kanë kushte infrastrukturore relativisht të mira, ndërsa pjesa tjetër ofrojnë shërbime në hapësira të papërshtatshme fizike.

Komunat të ndajnë buxhet për themelimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë Qendrave për Punë Sociale përkatëse, në komunat ku funksionojnë gjykatat dhe prokuroritë themelore, sipas përcaktimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

Shëndeti

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Komunat të rrisin burimet për intensifikimin e programit të vizitave shëndetësore në shtëpi, për të mundësuar vaksinimin në shtëpi, mbështetjen e praktikave të gjidhënies, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe identifikimin e problemeve shëndetësore tek fëmijët. Me theks të veçantë, kjo rritje e kapaciteteve të synoj arritjen e sa më shumë grave shtatzëna në dy vizitat e para të planifikuara, në kuadër të shtatë vizitave gjithsej të programit të vizitave shtëpiake. Në këto vizita, gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë t’i jepet rëndësi informimit të grave mbi praktikat e mira të ushqyerjes me gji. Në Kosovë, vetëm 32% e të porsalindurve ushqehen me gji brenda orës së parë pas lindjes, ndërsa të ushqyerit vetëm me gji ështe prevalent vetëm për 29% të fëmijëve nën moshën 6 muajsh.Si pasojë e Covid – 19, është regjistruar rënie e shkallës së imunizimit të rregullt në nivel global. Kjo rënie është evidentuar edhe në Kosovë dhe raportohet që ende Kosova nuk është në shkallën e mbulueshmërisë me vaksina të rregullta në nivelin para Covid -19.

Komunat të ndajnë buxhetin për sigurimin e burimeve njerëzore brenda sistemit parësor shëndetësor për realizimin e kontrollove sistematike në kopshte dhe shkolla që do të mbulojë çdo fëmijë pas moshës trevjeçare. Këto kontrolla sistematike të synojnë të identifikojnë në mënyrë të hershme rreziqet zhvillimore te fëmijët, si kequshqyerja, gjetjet antropometrike (peshë dhe gjatësi), shenjat e anemisë, nivelin e interaktivitetit, shëndetin oral, skriningun zhvillimor, shikimin dhe dëgjimin, dhe zhvillimin e të folurit. Zbatimi i kontrollove do të mundësonte ndërhyrje të hershme dhe mbështetje adekuate për fëmijët dhe familjet e tyre.

Komunat të sigurojnë ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve në institucionet parashkollore, sipas Udhëzuesit Administrativ 02/2022 për planifikimin e ushqyerjes në institucionet parashkollore në Republikën e Kosovës. Ushqyerja e shëndetshme në fëmijëri është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e duhur fizik, mendor dhe emocional të fëmijëve, si dhe për krijimin e shprehive për një jetë të shëndetshme.

Komunat duhet të ndajnë buxhet për të siguruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët, përmes monitorimit të ndotjes së ajrit, krijimit të rrugëve të sigurta dhe zhvillimit të hapësirave të gjelbra pranë shkollave dhe në lagje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edukimi i hershëm dhe arsimi

Komunat të planifikojnë buxhet për themelimin e institucioneve parashkollore dhe të rrisin përfshirjen e fëmijëve në nivelin parashkollor. Komunat të sigurojnë vende në institucione parashkollore për fëmijët e cenueshëm dhe me aftësi të kufizuara. Vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3–4 vjeç marrin pjesë në programe të edukimit të hershëm.Fëmijët që vijnë nga grupet e margjinalizuara edhe pse janë të liruar nga pagesa, shumë shpesh nuk përfshihen për shkak të kufizimit të numrit të fëmijëve.

Komunat të rrisin numrin e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, ashtu siç është paraparë në legjislacion. Numri aktual i asistentëve mbështetës mbetet ende i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesat në rritje. Shumë prindër detyrohen të sigurojnë asistentët mbështetës me të hyrat familjare, duke rënduar gjendjen ekonomike të familjes.

Komunat të planifikojnë buxhet për largimin e barrierave fizike, me qëllim të sigurimit të qasjes për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla. Nga 1,044 institucione arsimore, vetëm 609 prej tyre ofrojnë qasje për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Komunat të ndajnë buxhet për pajisjen e shkollave me mjete dhe materiale mësimore si dhe me teknologji digjitale, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e mësimdhënies dhe të nxënit efektiv. Shumica e shkollave në Kosovë nuk posedojnë teknologji digjitale për mbështetjen e mësimdhënies..

Zbatimi i këtyre propozimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes së fëmijëve në shërbime cilësore sociale, arsimore dhe shëndetësore, si dhe në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në nivel komunal./Katror.info

TAGGED:FemijetKomflajmeOJQtop4tophome1zgjedhjet lokale

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm San Siro kalon në duart e Milanit dhe Interit
Artikulli i ardhshëm Sekretarja e Jashtme britanike flet për rolin e Britanisë ndaj Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

3 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?