Me 25 vota për dhe një abstenim, sot komuna e Prishtinës e ka miratuar buxhetin për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.
Buxheti për vitin 2025, për Prishtinën, do të jetë 128 milionë euro.
Ky miratim i buxheti është bërë pasi që i njëjti ka dështuar të miratohet tri herë radhazi.
Buxheti për vitin 2025 i Komunës së Prishtinës pritet të jetë 128 milionë euro, duke përfshirë investime të rëndësishme për qytetin. Mirëpo, procesi i miratimit të tij ka hasur vështirësi të shumta, duke dështuar disa herë për shkak të mungesës së kuorumit në Asamblenë Komunale.
Deri më tani, buxheti është shqyrtuar disa herë në dëgjime publike dhe diskutime në komisione./Katror.info