A e keni vënë re që nëse kërkoni në Facebook, komuna e Prishtinës figuron me një emër tjetër?
Komuna e Prishtinës, ka riemërtuar faqen e saj në Facebook në “Kryeqyteti Prishtina”. Me 79 mijë ndjekës, faqja shërben si një platformë për të ndarë aktivitetet e kuvendit komunal dhe kryetarit të Prishtinës, në përpjekje për të promovuar punën e tyre.

Duket se riemërtimi pasqyron rëndësinë e Prishtinës si qendër politike, ekonomike dhe kulturore e Kosovës, duke synuar të rrisë praninë e saj në internet dhe të komunikojë në mënyrë efektive me qytetarët.
Faqja po vazhdon të ofrojë përditësime mbi projektet komunale, shërbimet publike dhe ngjarjet që ndodhin në komunitet./Katror.info
Përgatiti:
