Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pagesa e faturave për shërbimet e pastrimit duhet të bëhet tashmë vetëm në Komunë.
Qytetarët që deri tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse, të cilat do të njihen dhe do të llogariten si të paguara.
Nga Komuna u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që pagesat e ardhshme për pastrim t’i kryejnë vetëm përmes Komunës.
“Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, përfundon njoftimi. /Katror.info
Përgatiti:
