Komuna e Prishtinës ka publikuar kalendarin e këngëtarëve që do të performojnë nga data 25 deri më 31 dhjetor.
Performancat e Vala Mulliqit, Gipsy Groove, Vlashent Satas, Dj Cabo, Nita Latifit, e të tjerëve, do të bëhen në skenën e “Tregut të Fundvitit” në rrugën Xhorxh Bush.

“Net të bukura festive me shumë artistë të dëshmuar dhe talentuar do të fillojnë me performanca në skenën e tregut të fundvitit ‘Verë n’dimër’”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Zyrtarë të Komunës patën njoftuar se aktivitetet në këtë ambient do të zgjasin deri më 7 janar. /Katror.info
Përgatiti:
