Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë ka nënshkruar sot marrëveshje granti me komunat e Hani i Elezit/Elez Han, Lipjan/Lipljan, Kamenicë/Kamenica, Klinë/Klina dhe Prizren, duke synuar përforcimin e demokracisë lokale dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare, shkruan Katror.info.
Përmes këtyre granteve, komunat do të zbatojnë projekte që vendosin qytetarët në qendër të vendimmarrjes. Ndër to janë: Youth Hackathon, ku të rinjtë do të zhvillojnë zgjidhje digjitale për qeverisje më transparente dhe efikase; Empowering Women Leaders, me trajnime dhe forume për të mbështetur gratë në pozita udhëheqëse; dhe Interactive Dashboards, vegla që e bëjnë informacionin e qeverisjes lokale më të aksesueshëm për qytetarët.
Këto iniciativa bëjnë pjesë në projektin e Këshillit të Evropës për Forcimin e Qeverisjes Multinivel dhe Demokracisë Pjesëmarrëse, me qëllim që komunat të jenë më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgatitura për sfidat e së ardhmes.
Për detaje mbi projektin dhe aktivitetet e planifikuara, qytetarët mund të vizitojnë leafletin e projektit./Katror.inf