Kardinalët do të mblidhen javën e ardhshme në një konklavë të fshehtë për të zgjedhur papën e ardhshëm, ka njoftuar Vatikani.
Takimi me dyer të mbyllura do të nisë brenda Kapelës Sistine më 7 maj dhe do të përfshijë rreth 135 kardinalë nga e gjithë bota, shkruan BBC.
Kjo pason vdekjen e Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën e Pashkëve dhe funeralin e të cilit u mbajt të shtunën.
Nuk ka një afat të caktuar se sa kohë do të zgjasë zgjedhja e papës së ri, por dy konklavat e mëparshme, të mbajtura në vitet 2005 dhe 2013, zgjatën vetëm dy ditë./Katror.info