katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    3 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    3 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    3 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    12 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    12 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    12 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    9 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Konstituimi i Kuvendit – çfarë ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Konstituimi i Kuvendit – çfarë ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë?

Last updated: 22/04/2025 4:45 AM
137 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Konstituimi i Kuvendit – çfarë ndodhi dhe çfarë pritet të ndodhë?

Dështoi sërish konstitumi i Kuvendit. Në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk u hodh fare në votim.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kërkoi marrëveshje politike për të dalë nga kriza.

Opozita e kundërshton votimin e kandidates së Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë të mërkurën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kusari-Lila-VV: Ose dakordim, ose zgjedhje të reja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kërkesa për mosprocedimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit erdhi si pasojë e deklaratave të opozitës.

Ajo tha se partitë ose duhet të dakordohen për konstituimin e Kuvendit ose vendi shkon në zgjedhje të reja, shkruan Ekonomia Online.

“Ishte kërkesë e grupit tonë parlamentar që të mos procedohet kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, për shkak të deklaratave të opozitës. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit kërkon pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve dhe është obligim për të gjitha grupet parlamentare. Nga deklaratat e opozitës kuptohet se në momentin që arrihet shumica, ata synojnë të bllokojnë zgjedhjen e nënkryetarit. Letra jonë kishte për qëllim formimin e institucioneve, por ky proces ka mbetur pezull. Me këtë qasje, duhet të dakordohemi, t’i thërrasim të gjitha partitë dhe ta konstituojmë Kuvendin ose të shkojmë me 80 vota në zgjedhje të reja. Nuk jemi të interesuar që kjo bllokadë të vazhdojë, por është e rëndësishme që të ketë vullnet për tejkalimin e këtij ngërçi. Nëse pas dy ditësh partitë reflektojnë, atëherë mund ta konstituojmë Kuvendin në tërësi”, tha Kusari-Lila, pas ndërprerjes së seancës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Krasniqi-PDK : VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin, sepse nuk kalon

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me Albulena Haxhiun si kandidate për  kryeparlamentare do të dështojë. Sipas tij VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin, sepse nuk kalon,.

“Është situatë e paprecedent dhe nuk ka hije një institucioni kaq të rëndësishëm. Koalicioni Vetëvendosje- Guxo-Alternativa ka të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin, por jo të imponojë me çdo kusht. Po e vazhdojmë barrën e krijimit të institucioneve. Kandidatja ka dështuar disa herë dhe do të dështojë dhe nuk mund të jetë më e rëndësishme se krijimi i institucioneve. VV-ja duhet ta qes një kandidat tjetër, sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Haxhiu nuk do të ketë mbështetjen tonë në asnjë rrethanë “, tha Krasniqi.

Bajrami-LDK : S’kemi votë as për Haxhiun, as për ndonjë kandidat tjetër, VV të bisedojë me partitë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se u shkel rregullorja e Kuvendit gjatë procesit të votimit dhe kritikoi VV-në për moskonsultim me partitë e tjera.

Ajo theksoi se nuk do ta votojnë as Albulena Haxhiun dhe as ndonjë kandidat tjetër pa një marrëveshje politike, duke i kërkuar partisë fituese të dialogojë me opozitën.

“Në Kuvend sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit për faktin që ishim në një proces të votimit. VV-ja do të ishte dashur të procedojë me emër. Paralelja që e tha Konjufca që janë dy gjëra të njëjta nuk është aspak e saktë, sepse kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kërkesa për kohë shtesë për 48 orë të tjera dhe në të njëjtën kohë insistoi që është e drejtë e tyre për propozimin dhe kërkohet nga deputetët, sipas vullnetit të VV-së dhe jo si vullnetit tonë. Duhet të dëgjohen palët. Sikur këta të ishin të interesuar për marrëveshje politike do të uleshin dhe të zgjedhnim një kandidat të pranuar. Ne nuk kemi votë në dy rastet, as për zonjën Haxhiu, as për ndonjë kandidat tjetër. Përgjegjësia është e partisë fituese, duhet të bisedojnë me partitë politike.”, tha Bajrami.

Haradinaj-AAK: Nëse VV-së i duhen votat e opozitës, duhet ta gjejë një kandidat unifikues

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas ndërprerjes së seancës së sotme të konstituimit të Kuvendit tha se nëse VV-së i duhen votat e opozitës duhet ta gjejë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

“Keq që nuk po fillon edhe në kohë, ju e patë 40 minuta me vonesë, e kanë pasur gjithë kohën, dy ditë. Joserioze kjo. Është e vërtetë që edhe në të kaluarën ka pasur negociim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës për bashkëvotim për kryeparlamentar dhe nënkryetarë,  ne kemi thënë si Aleancë, që po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu e kishim votuar.

Jemi të hapur për të gjetur një rrugë për konstituimin e Kuvendit. Është çështje e propozuesit, po nëse i duhen vota e partive të tjera duhet të diskutojmë edhe kandidatin.

Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vetë, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ne po presim që në nivel të partive politike të ndodhin këto diskutime”, tha ai.

Limaj: Shpresoj që do të bëhen përpjekje për t’u afruar që të krijohen institucionet

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se shpreson që nga sot do të bëhen përpjekjet për t’u afruar që të krijohen institucionet.“Unë besoj që ishte një qëndrim korrekt. Ky është realiteti. Nganjëherë në situatën që është, ju duhet të gjeni rrugë për të ecur tutje.Besoj që ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë. Në fund të fundit, kjo është mënyra e bashkëpunimit.Shpresoj që nga sot, do të bëhen përpjekjet për me u afru dhe vendit t’i japim institucionet”, tha ai.

Kurti sërish nuk përgjigjet

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk u përgjigj se a do te arrijë kompromis me partitë e tjera për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ai tek dilte nga objekti i Kuvendit kaloi në heshtje pyetjet e gazetarëve, raporton Ekonomia Online. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:DeputetetinstitucionetkonstituimikuvendilajmeQeveriatop2Tophomezgjedhjet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë – rrëfimi i Samir Manes
Artikulli i ardhshëm Meteori ndriçon qiellin në Australi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?