katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    1 hour ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    1 hour ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    52 minutes ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    57 minutes ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    1 hour ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    21 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Konsumatorët kanë adresë se ku të ankohen
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Konsumatorët kanë adresë se ku të ankohen

Last updated: 27/04/2024 9:21 AM
205 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Konsumatorët kanë adresë se ku të ankohen

Konsumatori është mbreti. Kjo është mantra e përdorur globalisht, por shpesh në
praktikë, nuk zbatohet. Shumë konsumatorë në Kosovë nuk ndjehen mbretër.

“Zbritjet i qesin, ti e merr me zbritje, por kur të shkojsh te kaca nuk është me zbritje hiç.
Te mishi i terun kesh me marrë, e kishin nda në dy pjesë, disa 22 euro dhe të njëjtit
mish, në anën tjetër 9.99,” thotë një konsumator.


“Aty po i reklamojnë për zbritje por në realitet nuk po janë ashtu, të zhgënjyer normalisht, të kënaqur jo”, thotë një tjetër konsumator.

Mundesh me e lexu edhe...

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë


“Shumë herë kemi hy edhe kemi dalë pa asnjë send, çdo send që e marrim shtrenjtë.
Aty e reklamojnë për lirë edhe të insistojnë, pse po na rreni? Po na rrejnë shumë!”, shprehet edhe një tjetër konsumatore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -


Secili nga konsumatorët është pjesë përbërëse e zinxhirit më të madh që përbën shtyllën kyçe të ekonomisë. Megjithatë, ata janë cak i shkeljeve të të drejtave të konsumatorëve duke filluar nga reklamat mashtruese, çmimet dhe zbritjet jo reale, e deri tek cilësia jo korresponduese me çmimin.
Ndërsa sot, insittucionet kanë ngritur mekanizma për mbrojtjen e konsumatorit, ka qenë
një kohë kur kjo çështje nuk ishte e rregulluar.

Duke e parë këtë hendek, Selatin Kaçaniku, ish gazetar dhe ekonomist, themeloi organizatën e parë që merrej me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Ai edhe sot ngre zërin për mbrojtjen e konsumatorit.

“Kam vazhdu me përvojën time gazetareske për t’u marrë me një temë për të cilën kam menduar se Kosova ka nevojë për mua. Në familje gjithmonë janë marrë me furnizime, thashë po, këtu qenka një mundësi që ka nevojë për mua dhe ia nisa, me një grup shumë të vogël, shumë modest dhe është interesante se një prej bashkëthemeluesve te konsumatorët ka qenë Kolektivi i Radios sime që e kisha donacion nga USAID-ja në Mitrovicë”, thotë Kaçaniku.


Ai shprehet mirënjohës për kontributin që ka dhënë ndër vite në shoqëri në aspektin më të përditshëm esencial, që është konsumimi pjesë e secilës jemi të gjithë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Të qenët qytetar konsumator ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për shtetin, dhe qytetari, tani në rolin e konsumatorit është taksapagues, si i tillë është gjetuesi kryesor i buxhetit prej nga financohet shteti. Është gjë e madhe nëse ne e dimë se jemi edhe themelues, edhe financues të shtetit, domethënë kujdestarë”, shpehet ai.

Fillimet kur Kaçaniku mori përsipër misionin e mbrojtjes së konsumatorit, shpejt u bë
dera e shumë ankesave, pyetjeve e paqartësive të cilat veçse u krijuan në formë organizatash që drejtonin këto shqetësime.

“Fillimi para themelimit të organizatës nuk ka dhënë këso pyetje premtuese, domethënë reagimet kanë qenë shumë të vogla. Por pyetjet kanë filluar kur unë e kam themeluar organizatën dhe kur duke përdorur përvojën, duke aplikuar përvojën time gazetareske, kam arritur që ta afirmoj, kam arritur që t’i informoj të gjithë se tani ekziston një organizatë e cila do t’ju mbështesë juve, e cila do të merret me brengat e juaja dhe e cila do t’i artikulojë shqetësimet e juaja, ato që ju i deklaroni”, tha tutje ai.


Në Kosovë është normale të shohësh njoftime nëpër dyqane që produkti që blihet nuk mund të kthehet. Shitësit përdorin gjykimin e tyre për të vendosur politika në rastet kur një produkt është me defekt dhe rregullat e krijuara nga vetë ata mund të variojnë nga detyrimi i konsumatorëve që të shpenzojnë të njëjtën sasi parash në një tjetër produkt, ose kthimin e produkteve të blera për një periudhë të caktuar kohore prej 24 orësh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një mjedis i padrejtë biznesi si në këtë rast mund të krijohet më së shumti kur konsumatorët nuk janë në dijeni të ligjeve në fuqi që i mbrojnë ata, ose për ekzistencën e mekanizmave për t’i zbatuar ato. Kjo mungesë informacioni u konfirmua në vitin 2020 kur një sondazh i financuar nga BE-ja tregoi që 42% e konsumatorëve nuk janë në dijeni se Ligji i Mbrojtjes së Konsumatorëve ekziston dhe nuk i dinë të drejtat e tyre dhe që mund të kthejnë produktet e blera në dyqane ose online. Kaçaniku thotë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve.

”Sa i përket vetëdijes në nuk do ta akuzoja qytetarin konsumator, për arsye se është obligim i Qeverisë dhe i institucioneve brenda, domethënë detyra e saj është që qytetarin konsumator, familjen konsumatore ta informojë, ta arsimojë, ta edukojë t’i krijojë kushte që të arrihej ngritë kulturë dhe emancipim konsumi dhe ta vetëdijesojë për të qenë partner i shtetit njësoj siç jemi partner i shtetit duke i përmbushur obligimet tona fiskale, duke gjeneruar buxhetin ne duhet të jemi partner i shtetit edhe në punët tjera”, theksoi ai.

Në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit vetëm vitin e kaluar janë adresuar mbi
500 ankesa të konsumatorëve. Bazuar në Ligjin për Mbrojtën e Konsumatorit, ju keni të drejtë të ankoheni te tregtari. Parashtrimi i ankesës suaj tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit nuk e
përjashton mundësinë që për ankesën tuaj t’i drejtoheni Gjykatës kompetente. E tëra që duhet të bëni është të shkruani ankesën online te konsumatori.rks-gov.net ose thirrni pa pagesë në: 0800 11 000. /Katror.info

Edicionin #45 të plotë e gjeni Këtu!

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetarankesakonsumatorëtlajme të miralegjislacioniorganizataSelatin Kaçanikushportatë drejtattopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re “Ku ma le forcën”
Artikulli i ardhshëm Pacienti britanik teston për herë të parë vaksinën e personalizuar kundër melanomës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Lajme të mira

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?