Kontingjenti VII i anijes “Butrinti” të FASh-it është nisur për mision ndërkombëtar.
Kështu ka njoftuar, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, përmes rrjetve sociale, ku ka thënë se është edhe një tjetër kapitull përkushtimi dhe solidariteti në misionet e NATO-s.
“Nga Pashalimani drejt detit Egje, Kontingjenti VII i anijes “Butrinti” niset për misionin ndërkombëtar për të përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet dhe shpëtuar jetë njerëzish”, ka thënë Vengu.
Tutje, ai ka shprehur mirënjohje për çdo sakrificë që bën këtë mision një histori suksesi. /Katror.info
Përgatiti:
