Ndërsa temperaturat në Pragë arritën mbi 34°C të martën, Kopshti Zoologjik i Pragës shpërndau 10 tonë akull për të ndihmuar kafshët të përballonin vapën përvëluese të verës.
Ariu polar Aleut dhe Gregor, që ndihen më rehat në Arktik sesa nën diellin çek, u freskuan duke u rrotulluar dhe shtrirë mbi akullin e shpërndarë në hapësirën e tyre të jashtme, shkruan AP, përcjell Katror.info.
Drejtori i kopshtit zoologjik, Miroslav Bobek, tha se akulli do të jetë i nevojshëm për të paktën dhjetë ditë gjatë verës, në varësi të parashikimeve të motit.
Ai theksoi se arinjtë polarë janë ndër më të rrezikuarit gjatë periudhave me temperatura ekstreme.
Kopshti zoologjik, përdor “arsye të shëndoshë” për të vendosur se cilat kafshë marrin akull, duke u dhënë përparësi atyre që vijnë nga rajone të ftohta ose atyre që përfitojnë nga freskimi apo thjesht e shijojnë lojën me akullin./Katror.info
Përgatiti:
