katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    43 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    49 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    50 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Korbi” i Edgar Alan Poe në taktin muzikor të Lou Reed
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Korbi” i Edgar Alan Poe në taktin muzikor të Lou Reed

Last updated: 04/08/2024 10:06 AM
366 Shikime
Shpërndaje
Lou Reed performon në festivalin muzikor Lollapalooza, në Çikago, gusht, 2009 | Foto: AP
  1. katror.info>
  2. People>
  3. “Korbi” i Edgar Alan Poe në taktin muzikor të Lou Reed

Një nga artistët më inovativë dhe më me ndikim në muzikë në tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, Lou Reed ka ofruar gjithmonë këndvështrimme të thella dhe të mprehta të jetës urbane në qytetin e madh, duke përfshirë të gjitha ngjyrat e saj.

Nuk është çudi, pra, që ai e konsideron Edgar Allan Poe një paraardhës shpirtëror. Në albumin “Raven” (Korbi), Reed zhytet në botën enigmatike të Edgar Alan Poe-s dhe fillon të riimagjinojë veprën e tij në një efekt mahnitës.

“Korbi” është një poezi narrative e shkrimtarit amerikan Edgar Allan Poe e botuar për herë të parë më 1845. Ajo shpesh shquhet për muzikalitetin, gjuhën e stilizuar dhe atmosferën e mbinatyrshme.

The Raven (Live) by Lou Reed

Mundesh me e lexu edhe...

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Poema tregon për një dashnor të shqetësuar, që po vajtonte për humbjen e dashurisë së tij të cilit i bëhet një vizitë misterioze nga një korb që flet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në tregim korbi duket se e antagonizon më tej protagonistin me përsëritjen e vazhdueshme të fjalës “Nevermore” (Kurrë më). Poema përdor referenca popullore, mitologjike, fetare dhe klasike.

Gjithçka filloi në vitin 2001, kur Lou Reed dhe regjisori i teatrit Robert Wilson dhe një kastë e gjerë e yjeve prezantuan muzikalin “POEtry” në Akademinë e Muzikës në Brooklyn.

Me adaptimin e mëvonshëm në 2003 në studio, albumi “The Raven”, është vlerësuar si një nga albumet më të guximshme dhe sfiduese në karrierën e Lou Reed.

Albumi i shoqëruar me fotografi të artistit dhe regjisorit të mirënjohur Julian Schnabel, është vulë përfundimtare e një vepre të jashtëzakonshme konceptuale liriko muzikore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“The Raven” përfshin pamjet dalluese të Lou Reed për veprat më të njohura të Edgar Alan Poe, si dhe tekstet e këngëve të shkruara për muzikalin. Albumi “Raven” (Korbi) është një takim magjepsës mes një kronisti të errët të shekullit XX dhe homologut të tij të shekullit të XIX.

Duke u rikthyer në ditët e tij të hershme si forca kryesore krijuese pas grupit “The Velvet Underground”, Lou Reed është futur gjithmonë në botën e letërsisë. Ai studioi me poetin Delmore Schwartz dhe idealizoi shkrimtarët e kundërkulturës si Hubert Selby, Jr. dhe William S. Burroughs.

Këngë të tilla si “The Gift” (Dhurata), eksperimenti Burroughsian “The Murder Mystery” (Misteri i vrasjes) dhe “Venus in Furs” (Venera në gëzof) e përshtatur nga romani kult i shkrimtarit Austrian, Leopold von Sacher-Masoch jan dëshmi se Lou Reed botën e letërsisë e ka mbajtur afër botës së muzikës.

Gjitha këto vepra treguan se Reed ishte më shumë se thjeshtë Rock’n’Roll. Lou Reed pat përfunduar kapërcimin drejt fjalës së shtypur, duke publikuar tekstet e tij në një libër, madje i ka promovuar personalisht nëpër librari. Nuk ishte fare befasi që ai vendosi të merret me krijuesin e vërtetë të të gjithë letërsisë së errët dhe rrëqethëse amerikane, Edgar Allan Poe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi “Raven”, rezulton më shumë si fjalë e folur sesa Rock’n’Roll album dhe fansat e vjetër të Reed mund të kenë qenë pak të zhgënjyer kur zbuluan se Lou Reed këndon vetëm në 13 nga 46 këngët e albumit.

Overture- Lou Reed

Ndërsa aktorë të ndryshëm lexojnë interpretime të poezisë së Edgar Alan Poe-s dhe interpretojnë historitë e tij. Reed dhe grupi i tij i përbërë nga kitaristi Mike Rathke, basisti Fernando Saunders dhe bateristi Tony Smith paraqiten, duke vepruar si grupi që del herë pas here në skenë për të na mbushur atmosferën mes skenave.

Gjithsesi, rezultatet janë pak të çuditshme, duke filluar me këngën “Edgar Allan Poe”, e cila, megjithëse duket se është shkruar për 5 minuta ajo ka performancën e zjarrtë nga Reed dhe grupi i tij: “Ai do t’ju tregojë përralla tmerri/Më pas do të luajë me mendjen tuaj/Nëse nuk keni dëgjuar për të/Duhet të jeni të shurdhër ose të verbër”, fillon albumi me një mini prezantim për Edgar Allan Poe.

Edgar Allan Poe- Lou Reed

“Guilty” (Faji) është një pjesë e mrekullueshme edhe si fjalë e folur edhe si këndim e përcjellur me Ornette Coleman, mjeshtër në alto saks, ndërsa instrumentalja “A Thousand Departed Friends” (Një mijë miq të larguar) krenohet me një riff të rëndë dhe kërcënues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Call on Me”(Më thirr) një duet me Laurie Anderson, është një baladë e mirë, e përzemërt, me zërin e plakur të Reed që dridhet nga emocionet, ndërsa “Change”, (Ndryshimi) është në ton më filozofik “E vetmja gjë që ndryshon vazhdimisht është ndryshimi/Dhe ndryshimi është gjithmonë për keq/Krimbi në grep hahet gjithmonë nga një peshk/Peshku nga një zog ose njeriu.”

Zëri i Reed merr kërcitje të frymëzuara nga tregimi i shkurtër i Edgar Alan Poe-s “The Tell-Tale Heart” (Zemra që tregon përralla) “Blind Rage” (Inati i verbër) me zë të lartë, paranojak, si dhe në brohoritjen “Burning Embers” (Djegja e prushit).

Nga ana tjetër, në “I Wanna Know (The Pit and the Pendulum)”, (Unë dua të di (Gropa dhe lavjerrësi), rënkimi i rreptë i Reed, i shoqëruar nga tendosjet shpirtërore vokale të korit gospel The Blind Boys of Alabama, edhe me “Hop Frog”, (Bretkoca kërcyese) me David Bowie, që ishte bashkëpunimi i parë Reed-Bowie në 30 vjet.

Këngët më të mira të Reed shfaqen vonë në album: “Vanishing Act” (Akti i zhdukjes) etetikisht e bukur duke kënduar ashpër, në atë gamë të kufizuar të vokaleve të tij të famshme, mbi një shoqërim po aq të rrallë të pianos me vargjet: “Sa bukur është të zhdukesh/Të notosh në mjegull me një zonjë të re në krahun tënd/Duke kërkuar një puthje”, përpara se të arrini kulmin me valë të mrekullueshme vargjesh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Vanishing Act, Lou Reed

“Who Am I” (Triptena Song)” (Kush jam unë, (Kënga e Tripitenës) bazuar në një personazh nga tregimi i shkurtër “Hop Frog or the Chained Ourang-Outans” nga Edgar Alan Poe lë të nënkuptojë një thellësi më personale sesa thjesht të qenit zëri i një personazhi nga poema. “Ndonjëherë pyes veten se kush jam unë/Bota duket se më kalon pranë/Një burrë më i ri tani po plaket/Më duhet të pyes veten se çfarë do të sjellë pjesa tjetër e jetës”.

Edhe pse është albumi i Lou Reed, ylli i vërtetë i albumit është producenti Hal Willner. Ndoshta producenti më i mirë i fjalës së folur deri atëherë, Willner ka qenë në krye të disa prej publikimeve më të dukshme në këtë zhanër, bashkëpunimet e tij me tre nga përfaqësuesit kryesorë të Beat Gjeneratës, Allen Ginsberg, William Burroughs dhe Gregory Corso.

Në fakt, “The Raven” nuk është projekti i parë i Willner-it i lidhur me Edgar Alan Poe, ai gjithashtu prodhoi “Closed on Account of Rabies”, (Mbyllur për shkak të tërbimit) një album me lexime të Poe-s nga rock performues dhe aktorë të ndryshëm, mes tjerash Iggy Pop, Deborah Harry, Christopher Walken etj.

Edgar Allan Poe

Ajo që bën Willner në këtë album është krijimi i një përvoje  vërtet shqetësuese, ndonjëherë të frikshme për dëgjuesin, duke nënvizuar leximet me muzikë minimale dhe efekte zanore befasuese, gjatë gjithë kohës duke e trajtuar dëgjuesin me një përvojë të modës së vjetër të dramës në radio. Ai di si ta tërheqë dëgjuesin me letërsinë, duke e bërë atë një përjetim më të thellë sesa një libër thjeshtë i incizuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vetë leximet janë të bujshme, të udhëhequra nga aktorët e famshëm Willem Dafoe, Steve Buscemi, Fisher Stevens, Amanda Plummer dhe Elizabeth Ashley. Asnjë nga aktorët nuk luan role të veçanta në album, shpesh duke alternuar interpretimin e transmetuesve në çdo lexim. Albumi arrin një kulm spektakolar në shtatë këngët e fundit, të cilat janë të përqendruara rreth tregimit “Hop Frog Or the Chained Ourang-Outans”.

Është e habitshme se si Reed i bën homazh një shkrimtari të madh nga dashuria për veprën e tij, por në të njëjtën kohë, edhe të largohet nga kornizat origjinale të saj.

Në momente të caktuara Reed shton disa rreshta të tjerë në tregimin mbi “Tripitena’s Speech” (Fjalimi i Trptenës) dhe të funksionojë në mënyrë të përsosur, pasi Tripitena e interpretuar nga Amanda Plummer (e ndryshuar nga “Trippetta” në tregimin origjinal) pëshpërit në mënyrë të frikshme vargje që mund të zbatohen lehtësisht deri në ditët e sotme në çfarëdo forme të artit.

Të habitshme janë ribërjet e dy prej këngëve të mëparshme solo të Lou Reed, rileximi i tij i “The Bed”, (Shtrati) nga albumi i tij “Berlin” funksionon mjaft mirë, por versioni i “Perfect Day”, (Një ditë e përsosur) nga albumi “Transformer”, me një këngëtar të panjohur të quajtur Antony Warbling, përpunimi i të cilit është goxha shqetësues dhe e dëmton paksa versionin origjinal, por ky dëmtim si paradoks e bën këngën të përshtatet në këtë album.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo që e bën të funksionojë këtë projekt përrallor në një album muzikor është pasioni i performancës së Reed. Pak artistë të moshës së tij guxojnë ende sot të provojnë diçka të guximshme dhe të ndryshme, se që bëjnë zakonisht, të largohen nga zona e komfortit, Reed atëbotë me këtë projekt u largua nga ajo zonë. Tema qendrore e albumit është, se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar.

Megjithëse albumi nuk ishte tipik për dëgjuesit e asaj kohe, ishte një sukses, sukses ndoshta i metë por i guximshëm, i çuditshëm e para se gjithash i çmendur për të gjithë që e pëlqejnë muzikën e guximshme dhe pasionante.

Lou Reed, kompozitor, këngëtar, kitarist dhe aktor, vdes më 2013 në moshën 71 vjeçare. Para se të bënte karrierë solo ai ishte themelues i grupit Velvet Underground më 1964, grup që konsiderohet më me ndikim në historinë e muzikës rock underground dhe alternative nga  dalin zhanret si Art Rock, Proto Punk dhe Experimental Rock.

Gjithsej Lou Reed ka realizuar 26 albume, katër me Velvet Underground, 20 solo albume dhe dy bashkëpunime. “The Raven” mbetet albumi i fundit i tij solo, dhe një vepër shumë e pazakontë, por unikate për profilin e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Korbi” është njëra ndër veprat kryesore të literaturës dhe kulturës  amerikane në përgjithësi. Kjo vepër ka ndikuar në shumë vepra moderne, përfshirë “Lolita” të Vladimir Nabokov, “The Jewbird” (Zogëza hebreje) të Bernard Malamud dhe “The Parrot Who Met Papa” (Papagalli që takoi babin) të Ray Bradbury, por edhe te shkrimtari gjerman Patrick Suskund te vepra e tij “Die Taube” (Pëllumbi).

Procesi me të cilin Poe shkroi “Korbin” ndikoi te një numër autorësh dhe kompozitorë francezë, si Charles Baudelaire dhe Maurice Ravel dhe konsiderohet se komponimi “Bolero” nga Raveli mund të jetë ndikuar thellë nga filozofia e kompozimit të vargjeve të Korbit.

Emri i Baltimore Ravens, ekip i futbollit amerikan, u frymëzua nga poema. Klubi  nderon Poe, i cili kaloi pjesën e hershme të karrierës së tij në Baltimore dhe u varros atje. Poema që nga viti 1915 deri sot është filmuar 6 herë, Tim Burton ka realizuar filmin e animuar “Vincet” inspiruar nga korbi. Poema ishte motiv për së paku tri albume muzikore dhe për një numër të madh të librave të ilustruara me motive nga Korbi. Gjithashtu është përdorur në shumë seriale përfshirë edhe në “The Simpsons”./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Rolling Stones Mobile Studio – nga kamioni në legjendë të rock and  roll-it
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    System of a Down – zëri i armenëve në muzikën globale
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pse David Bowie mbetet artisti më ndikues i shekullit 20… dhe 21
TAGGED:Edgar Alan PoekorbiletersiLou ReedmuzikepeopleRavenrock'n'rolltopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës edhe me katër porta të reja
Artikulli i ardhshëm Interesim i madh i turistëve për të parë filmat e Dokufestit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?