Në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe Kori i Zërave të Bardhë i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) do të bashkohen në një koncert special.
Ky koncert do të mbahet më 28 janar 2025, në orën 19:00, dhe do të ofrojë një performancë muzikore që do të shpërfaqë vlerat dhe shpirtin kulturor të kombit shqiptar, shkruan Katror.info.
Drejtuar nga Elikona Hysaj Shala, dirigjente e Korit të Fëmijëve “Okarina”, dhe Sonila Baboci, drejtuese e Korit të Zërave të Bardhë, koncerti do të shoqërohet nga pianistët Melos Buza dhe Sindi Zdrava, të cilët do të ofrojnë një pasurim muzikor me partitura të ndryshme.
Ky ngjarje ka për qëllim të nderojë Pavarësinë e Kosovës dhe të promovojë pasurinë e kulturës muzikore shqiptare përmes këngëve dhe performancave të cilat do të prezantojnë trashëgiminë dhe identitetin kombëtar. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një mbrëmje të paharrueshme që lidh muzikën me shprehjen e ndjenjave kombëtare.
Biletat për koncert mund të blihen pranë biletarisë së TKOBAP-së gjatë orarit të caktuar: nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga 16:00 deri në 20:00, ndërsa ditën e shfaqjes nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga 16:00 deri në 18:10./Katror.info