Kori i Filharmonisë së Kosovës mbajti një koncert të veçantë në Rahovec, të mërkurën mbrëma, duke sjellë vepra nga kompozitorë vendorë dhe botërorë., shkruan Katror.info.
Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, publiku pati mundësinë të shijojë një përzgjedhje të pasur muzikore.
Në rolin e solistëve u prezantuan sopranot Kaltrina Miftari dhe Shkurte Hykaj, si dhe baritoni Endrit Rexhepi. Kori u shoqërua nga Ansambli Harkor i Filharmonisë së Kosovës, pianistët Andi Duraku dhe Lekë Salihu, si dhe perkusionistët Patris Berisha dhe Meriton Zajmi.
Filharmonia e Kosovës ka paralajmëruar koncertin e radhës më 28 mars 2025, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ky koncert do të zhvillohet nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo dhe do të prezantojë solistët Liza Kerob dhe Altin Tafilaj./Katror.info