Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e fundit për vitin 2024.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, përmes një postimi në rrjete sociale.
Koncerti ofroi një mbrëmje të mrekullueshme nën drejtimin e Baki Jasharit, ndërsa u prit me entuziazëm nga qytetarët, bëhet e ditur në njoftim.

‘U interpretuan vepra nga kompozitorë nga Kosova dhe Shqipëria, si Lorenc Antoni, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla. Po ashtu vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Vytautas Miškinis, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad,’ theksohet në njoftim.

Ky koncert i paraprinë performancës së Korit përpara publikut slloven më 15 dhjetor 2024, në sallën “Marjan Kozina” të Filharmonisë së Sllovenisë. /Katror.info
Përgatiti:
