katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    14 minutes ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    16 hours ago
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    10 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    19 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    19 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    19 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    16 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    20 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Detajet e Masterplanit të Qendrës Olimpike – një pamje e të ardhmes së sportit në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Detajet e Masterplanit të Qendrës Olimpike – një pamje e të ardhmes së sportit në Kosovë

Last updated: 30/12/2023 7:37 PM
293 Shikime
Shpërndaje
Foto: Përparim Rama /Facebook
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Detajet e Masterplanit të Qendrës Olimpike – një pamje e të ardhmes së sportit në Kosovë

Prishtina fitoi garën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 para tre muajsh. Një gamë e gjerë sportesh, në tërësi 24 sish, prej të cilave 21 i takojnë disiplinave olimpike dhe tre të tjera jo-olimpike, do të luhen në kuadër të tyre.

Në aplikacionin e paraqitur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, përveç hapësirave ekzistuese, vendi ka marrë obligim që, për të garantuar mbarëvajtjen e lojërave në nivelin më të lartë, t’i ndërtojë të gjitha hapësirat të cilat nuk i plotësojnë kushtet apo që nuk ekzistojnë fare.

Më e rëndësishmja ndër to është e quajtura Qendra Olimpike në draft-propozimin e Masterplanit dhe e cila do të jetë e vendosur në Bërnicë. Është zgjedhur kjo hapësirë, për shkak të pozicionit të përshtatshëm gjeografik dhe afërsisë me kryeqytetin, shkruan Telegrafi.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Kompleksi do të ndërtohet në 60 hektarë dhe përveç hapësirave sportive do t’i ketë të gjitha ambientet tjera shoqëruese, përfshirë hapësirat administrative, komerciale dhe një stacion të autobusëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hapësira qendrore do të jetë e dedikuar për stadiumin e futbollit, që mëton të jetë një nga kryeveprat arkitekturore të qytetit. Përveç ngrehinës qendrore, e cila do të ndërtohet duke pasur në mendje zhvillimin teknologjik dhe që do të ketë 25 mijë ulëse, do të ketë edhe dy fusha tjera stërvitore, me bar natyral.

Afër stadiumit do të jetë kompleksi i pishinave olimpike, që do të ndërtohet në përputhje me kriteret më të larta ndërkombëtare, duke synuar që të kthehet në një nga ambientet më të rëndësishme në rajon për sporte ujore. Përgjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ky kompleks i përbërë nga një pishinë e brendshme dhe dy pishina të jashtme do të jetë hapësira kryesore në të cilën do të zhvillohen garat e sporteve ujore.

Një prej sporteve më të rëndësishme, të cilit deri tani në vend i ka munguar infrastruktura, do të ketë kompleksin e tij brenda kësaj qendre. Për të përmbushur kërkesat e evenimentit do të ndërtohet një fushë qendrore, që natyrshëm do të jetë pika fokale e përballjeve në këtë sport dhe që do të ketë 2 mijë ulëse, si dhe gjashtë fusha të tjera, secila me nga 200 ulëse për dashamirët e tenisit. Përveç tenisit, fusha qendrore ka parametra të atillë që mundëson luajtjen brenda saj edhe të ndeshjeve të hendbollit, volejbollit dhe futbollit të vogël.

Në anën tjetër të qendrës do të jetë e vendosur qendra e sporteve me dorë dhe ajo e sporteve luftarake. Hapësira qendrore e sporteve me dorë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet në basketboll, hendboll dhe volejboll do të ketë kapacitet maksimal prej 3 mijë e 500 ulësesh dhe duke qenë e ndërtuar me standardet më të larta, hapësirat e saj do të jenë të përdorshme në variante të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Arena e sporteve luftarake, e vendosur në krah të asaj të sporteve me dorë, do të ketë kapacitet po për 3 mijë e 500 shikues dhe pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare synohet të kthehet në qendrën e munguar të nivelit më të lartë, për të gjithë sportistët e këtyre disiplinave që ka vendi.

Atletika dhe disa sporte të tjera, përfshirë çiklizmin dhe basketbollin 3×3, do të zhvillohen në fushat e hapura, të cilat kanë kapacitet maksimal prej 5 mijë ulësesh.

Përveç hapësirave sportive, kompleksi do të ketë edhe hapësirat administrative, për federata dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, një parking të madh dykatësh nën tokë, stacionin e autobusëve dhe hapësira komerciale, përfshirë një qendër tregtare, hotelin, ku do të jetë e vendosur qendra e konferencave, si dhe pjesën akomoduese të Fshatit Olimpik. /Katror.info

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -


- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:komuna e podujevesLajme te miramasterplanitopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Inteligjenca Artificiale: Plumbat e fletëvotimet do ta ndryshojnë vitin 2024
Artikulli i ardhshëm Rama paralajmëron zgjatjen e sheshit deri te Rrethi i Flamurit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?