Kosova dhe Portugalia kanë bashkuar forcat në Esports me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet Federatës Esports Kosova dhe Federatës Portugeze të Esports.
Ky memorandum, i nënshkruar nga presidentët e të dyja federatave, atij të Kosovës, Altin Preniqi dhe Pedro Honorio da Silva, është një hap i madh drejt fuqizimit të skenës ndërkombëtare të lojërave elektronike.
Po ashtu Memorandumi parashikon një sërë iniciativash që do të thellojnë bashkëpunimin strategjik, teknik dhe institucional në fushën e esports, duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta, shkëmbime përvojash, zhvillim të kapaciteteve dhe pjesëmarrje të përbashkët në evenimente ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.
”Bashkëpunimi me Federatën e Portugalisë dëshmon se Federata Esports Kosova vazhdon të vendosë hapa të rëndësishëm në hartën evropiane dhe globale. Jemi dëshmitarë të organizimit të Evropianit që po mbahet në Kosovë. Kemi marrë nota pozitive nga krerët e institucioneve evropiane dhe botërore të Esports. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të madh për ta fuqizuar edhe më shumë bashkëpunimin me gjitha federatat evropiane dhe botërore”, ka thënë Preniqi. /Katror.info