Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e zhvillon sot ndeshjen e saj të parë në kuadër të Kampionatit Evropian të FIBA-s, Divizioni B, shkruan Katror.info.
Kosova do të përballet me Holandën në një përballje që do të zhvillohet në Shkup, Maqedonia e Veriut, me fillim nga ora 16:00.
Të gjithë adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen drejtpërdrejt në YouTube.
Kjo ndeshje shënon hapjen e garave për Kosovën në këtë kampionat, ku synimi është i qartë: paraqitje dinjitoze.