Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, sipas raportit më të ri të Gallup Global Safety Report 2025. Me një rezultat mbresëlënës prej 94 pikësh nga 100, vendi shënon një nga arritjet më të mëdha ndërkombëtare në këtë fushë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mirëpritur këtë vlerësim, duke e cilësuar atë si një dëshmi të përkushtimit institucional për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë të bazuar në pavarësi, efikasitet dhe transparencë.
Ky sukses e pozicionon Kosovën si një ndër vendet më të sigurta dhe më të besueshme në botë për sa i përket ligjit dhe rendit, duke forcuar imazhin e saj në arenën ndërkombëtare./Katror.info.