Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajzat deri në 16 vjeç shënoi fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat 20-17. Ndeshja u zhvillua të martën paradite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Dardanet e reja nisën më mirë takimin, duke fituar pjesën e parë 7-4. Pjesa e dytë ishte më e balancuar dhe përfundoi 8-7 në favor të Bullgarisë, por në pjesën e tretë dhe të fundit, vajzat tona ruajtën epërsinë dhe siguruan fitoren historike.
Ky sukses i 19-të i Kosovës në Kampionatin Mesdhetar përforcon moralin e ekipit dhe shërben si motiv shtesë për paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme./Katror.info










