katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    2 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    2 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    3 hours ago
    Ambasadorët deklarohen pas moskonstituimit të Kuvendit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    1 hour ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    1 hour ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    2 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    1 hour ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    8 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    9 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    4 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    4 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova me tri shanse për “Zemrën e Sarajevës” që çon drejt “Oscarit”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosova me tri shanse për “Zemrën e Sarajevës” që çon drejt “Oscarit”

Last updated: 24/07/2025 8:10 AM
26 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese: Oscars

Në Festivalin e Filmit në Sarajevë – i cili prej sivjet është edhe kualifikues për çmimin prestigjioz “Oscar” – Kosova ka përfaqësim të trefishtë në tri kategori të ndryshme: në kategorinë e filmit të gjatë, si bashkëprodhuese e filmit malazias “Vidra”, e me përfaqësim të plotë, me “Mua besoj më shpëtoi portreti”, nën regji të Alban Mujës dhe “Sytë e Bernës”, nën regji të Ermal Gërdovcit me skenar të Patrik Lekajt. Janë zgjeshur në mesin e mbi një mijë filmave

Njihet si njëri prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Juglindore, prej sivjet është kualifikues edhe për çmimin “Oscar”, në tapetin e kuq të tij kanë shkelur emra të shquar të kinematografisë botërore, e Kosova – ndonëse ende e prezantuar me fusnotë – nuk është e panjohur për Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe për çmimet e tij, “Zemrën e Sarajevës”. 

Të mërkurën kjo ngjarje madhore ka shpallur filmat garues për edicionin e 31-të. Janë 50 filma nga të katër anët e botës në garën zyrtare në të cilën Kosova ka përfaqësim të trefishtë: një bashkëprodhim dhe dy filma prodhim vendor. 

Mundesh me e lexu edhe…

Barcelona e gatshme ta rivalizojë Real Madridin për nënshkrimin e Konates

“Vidra”, nën regji të Srgjan Vuletiqit dhe skenar të Stefan Boshkoviqit, në të cilin Kosova është bashkëprodhuese të cilit i prin Mali i Zi, pasuar nga Bosnjë-Hercegovina, Italia dhe Kroacia garon në kategorinë kryesore – atë të filmit të gjatë tok me tetë filma të tjerë. Do të jepet premierë botërore në SFF që mbahet prej 15 deri më 22 gusht.  Producent i Kosovës i këtij filmi është Fatmir Spahiu, i cili po ashtu është edhe në kastën e aktorëve sikurse edhe Edona Reshitaj e Aurita Agushi e në staf janë Pëllumb Ballata, Nol Selmani. Qendra Kinematografike e Kosovës e ka financuar si bashkëprodhim minor. Përshkruhet si dramë që shpalos historinë e Hanës, një adoleshente introverte e cila është fshehurazi e dashuruar me Balshën. “Përmes personazhit të Hanës, publiku përballet me një udhëtim kompleks emocional të mbushur me shpresë, zhgënjime, trishtim, duke luftuar për veten dhe qëndrimet e veta”, shkruhet në sinopsis. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por me përfaqësim të plotë, Kosova ka në garë dy filma: “Mua besoj më shpëtoi portreti”, nën regji të Alban Mujës dhe “Sytë e Bernës”, nën regji të Ermal Gërdovcit me skenar të Patrik Lekajt. I pari garon në kategorinë e dokumentarëve, në SFF jepet premierë rajonale, e “Sytë…” në garën e filmave të shkurtër, do të jetë premierë botërore. 

Për futjen në garë të tre filmave ka njoftuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Për “Vidra” ka shkruar se që nga faza e zhvillimit ka tërhequr vëmendjen e platformave dhe ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare: “Është përzgjedhur për ‘Cinefondation’ – L’Atelier në Festivalin e Kanës, ka fituar çmimin kryesor ‘Eurimages Co-Production Development Award’ në ‘CineLink’, është shpërblyer me ‘Best Pitch Award’ në ‘When East Meets West’ dhe është përzgjedhur për ‘Work in Progress’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Një element i veçantë i filmit është përfshirja e të rinjve në rolet kryesore – të gjithë nxënës të shkollave të mesme”, ka shkruar QKK-ja në tri njoftime të ndara për të tre filmat, afishuar në rrjete sociale. Siç njoftohet në ueb-faqen zyrtare të SFF-së, është premierë botërore. Për “Mua besoj më shpëtoi portreti” ka shkruar se “pas shumë sukseseve nëpër festivale ndërkombëtare, filmi i shkurtër dokumentar do të shfaqet në Programin Konkurrues (Competition Programme – Documentary Film) të Filmit Dokumentar në Sarajevo Film Festival 2025”.

Në garë ka edhe 20 filma të tjerë dokumentarë. “Mua…” e nisi mbarë qysh me premierë botërore në shkurtin e sivjetmë. “Goditi” në “Berlinale”, ku rrëfeu histori mbijetese. Protagonisti rrëfen se si arti ia ka shpëtuar jetën – thjesht duke e ushtruar profesionin në një ditë kur piktori bie në duart e kasapit serb. Është rrëfimi i piktorit Skënder Muja, babait të autorit të filmit. U shfaq në kuadër të programit “Forum Expanded” të edicionit të 75-të njërës nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë filmike botërore. Prej aty, në prill vazhdoi në “Go Short” në qytetin Nijmegen të Holandës e qershori e gjeti në “Vienna Shorts” dhe në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Hamburg. 

Për “Sytë e Bernës”, Sarajeva do të jetë takimi i parë me publikun.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një rrugëtim psikologjik drejt zemërimit, të kaluarës dhe një katarsisi të errët. E përndjekur nga trauma dhe e rraskapitur nga pagjumësia, Berna zhytet në vizione të dhunshme ku kufiri mes reales dhe hakmarrjes zhduket. Filmi është pjesë e ‘Competition Programme – Short Film’ dhe do të konkurrojë në mesin e 10 filmave të tjerë të përzgjedhur në këtë kategori”, ka shkruar QKK-ja për këtë film në të cilin rolet kryesore i kanë: Arta Selimi, Tristan Halilaj, Ervin Shala, Gramos Malaj dhe Altin Vraniqi.

Festivali i Filmit në Sarajevë ka njoftuar se prej 50 filmave garues në katër kategori, 16 filma do të kenë premiera botërore. Sipas njoftimit, ekipi i përzgjedhjes së filmave, i udhëhequr nga Izeta Gragjeviq, drejtoreshë artistike e Festivalit të Filmit në Sarajevë, mori në shqyrtim një mijë e 36  filma: 195 filma artistikë, 291 dokumentarë dhe 550 filma të shkurtër dhe studentorë.

“Programet e edicionit të 31-të Festivalit të Filmit në Sarajevë bashkojnë autorë të cilët, secili nga perspektiva e vet dhe në formate dhe zhanre të ndryshme, eksplorojnë se si jetojmë dhe si mbijetojmë brenda kornizave shoqërore komplekse dhe të paqëndrueshme. Shtylla kurrizore e programeve të këtij viti janë filmat që, duke tejkaluar kufijtë kombëtarë, u qëndrojnë besnikë historive universale që formësojnë jetën tonë. Në këtë gamë –  nga temat që merren me të tashmen deri tek ata që vënë në pikëpyetje të kaluarën –  kjo përzgjedhje hap hapësirë që, përmes historive të filmave, të kujtojmë atë që të gjithë kemi të përbashkët: nevojën për të kuptuarit, për afërsi e mirëkuptim”, citohet të ketë thënë Gragjeviq, sipas njoftimit të SFF-së. 

Prej këtij viti Festivali i Filmit në Sarajevë (SFF) ka marrë statusin e “festivalit kualifikues të filmit” për çmimet “Oscar”. Ky status do të thotë që filmat fitues në kategoritë e përzgjedhura do të mund të kualifikohen për nominimet për çmimin më të madh në kinematografi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pas përfshirjes në listën e festivaleve prestigjioze botërore në vitin 2019, fituesit e të cilëve në kategorinë e filmit të shkurtër kualifikoheshin automatikisht për t’u konsideruar për nominim për çmimin ‘Oscar’, tash e tutje atë privilegj e kanë edhe fituesit e ‘Zemrës së Sarajevës’ për dokumentarin më të mirë të metrazhit të gjatë”, thuhej në njoftimin e marsit të sivjetmë kur SFF-ja shënoi këtë arritje. 

“Academy Awards” e kishte përfshirë kategorinë “festivalet kualifikuese të filmit” për të nxjerrë në pah filmat që janë shpërblyer në festivalet relevante botërore. 

“Sipas vendimit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit, fituesit e ‘Zemrës së Sarajevës’ për dokumentarin më të mirë, ‘Zemrës së Sarajevës’ për filmin më të mirë të shkurtër dhe fituesi i kandidimit për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, kualifikohen automatikisht për nominim për ‘Oscar’. Kjo njeh suksesin e arritur nga fituesit e çmimeve në SFF dhe nëse i plotësojnë rregullat e tjera të Akademisë kualifikohen për t’u konsideruar për nominimin për çmimet ‘Oscar’”, thuhej në njoftim.

Në SFF, kinematografia e Kosovës ka një kapitull të veçantë. Vetëm vitin e kaluar, “Si e verdhë e sëmurë”, nën regji të Norika Sefës, mori “Zemrën e Sarajevës” për dokumentarin më të mirë të shkurtër. Në vitin 2021, Sefa me filmin e saj “Në kërkim të Venerës” kishte marrë çmimin “Përmendje speciale për barazi gjinore”. Vjet në garë kishte qenë edhe filmi “Rrugës” i Samir Karahodës. Në vitin 2020, “Exil” i Visar Morinës mori “Zemrën e Sarajevës” për filmin më të mirë. Në atë edicion pjesëmarrës ishin edhe “Galaktika e Andromedës” i regjisores More Raça, “Zana” i Antoneta Kastratit dhe “Vera andrron detin”, i regjisores Kaltrina Krasniqi. Në vitin 2020 Kosova shënoi sukses të trefishtë: “Luaneshat e kodrës”, “Në kërkim të Venerës” dhe “Pa vend” – ia dolën të merrnin ndër çmimet kryesore të evenimentit të njohur të filmit. Aktoret Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani – pjesë e kastit të filmit “Luaneshat e kodrës”, nën regjinë e Luana Bajramit – kishin marrë “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë”. Pos “Në kërkim të Venerës” me “Përmendje speciale për barazi gjinore”, “Pa vend” i Samir Karahodës mori “Special Jury Mention”. 

Historia e SFF-së nisi më 1995, pikërisht kur Sarajeva mbahej e rrethuar nga forcat ushtarake serbe. Angelina Jolie, Brad Pitt, Robert de Niro, Orlando Bloom, Morgan Freeman, Gerard Depardieu, Benicio del Toro, janë disa prej emrave që i ka mirëpritur ky festival./Katror.info

TAGGED:alban mujaAurita AgushiBerlinaleCinefondationCineLinkdokumentarEdona ReshitajErmal GërdovciFatmir Spahiufilm i shkurtërGo ShortKosovaLajme te miraMua Besoj Më Shpëtoi PortretiOscarPatrik Lekajpremierë botëroreQendra Kinematografike e KosovësQKKSarajevo Film festivalSFFSkënder MujaSytë e BernësTophomevidraVienna ShortsZemra e Sarajevës

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Turneu “Fadil Vokrri” rikthen në fushë legjendat e futbollit kosovar
Artikulli i ardhshëm IKSHPK: Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik

5 Shikime
Lajme të mira

Rikthehet në funksion Starlink i Muskut

4 Shikime
Lajme të mira

‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?