Nga 14 deri më 16 nëntor 2025, Zagrebi i Kroacisë do të presë Grand Prix Zagreb, një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në xhudo, ku do të marrin pjesë 370 garues nga 48 shtete dhe pesë kontinente. Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Fatjona Kasapi (-57kg), Dardan Cena (-73kg), Anes Veseli (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).
Ekipi ynë udhëhiqet nga trajneri Fatos Tabaku, i cili pret performanca të larta nga sportistët kosovarë në këtë garë prestigjioze. Të gjithë ndeshjet mund të ndiqen drejtpërdrejt në platformën JudoTV./Katror.info











