Sot, me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet me Turqinë në një sfidë vendimtare për kreun e Grupit D, në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, shkruan Katror.info.
Të dyja përfaqësueset – Kosova dhe Turqia – kanë regjistruar nga tri fitore secila dhe janë të pamposhtura deri tani, duke e bërë këtë përballje një duel të drejtpërdrejt për pozitën e parë në grup.
Ky sukses shënon një moment historik për Dardanët, të cilët për herë të parë kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni evropian.
Ndeshja zhvillohet në Yerevan, Armeni, dhe mund të ndiqet drejtpërdrejt në YouTube./Katror.info